Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Drita e diellit i shndërron mbeturinat plastike në karburant hidrogjeni

Foto: Universiteti Teknologjik Nanyang

Problemi ynë me mbeturinat plastike është një problem i madh, dhe vetëm sa po bëhet edhe më i madh.

Ky është një problem i madh mjedisor që kërkon të mendohet në perspektivë të madhe, por shkencëtarët gjithashtu po eksplorojnë mënyra më delikate të zgjidhjes së tij dhe kjo e përfshin shndërrimin e mbeturinave plastike në burime të karburantit.

Hulumtimi i ri nga Universiteti Teknologjik Nanyang (NTU) në Singapor e ka paraqitur një tjetër mundësi interesante, ku shkencëtarët e konvertojnë plastikën e konsumit në një kimikat të përdorur për të prodhuar elektricitet në qelizat e karburantit të hidrogjenit duke e ekspozuar atë ndaj dritës së diellit.

Çelësi i përparimit ishte prezantimi i një lloji të ri të fotokatalizatorit, që është një material që e “korr” energjinë e dritës për t’i funksionalizuar reagimet e kimikateve. Në kërkim të mënyrave të reja për t’i konvertuar mbeturinat plastike në kimikate të dobishme, ekipi i NTU e përdori një lloj metali të përballueshëm dhe biokompatibil, të quajtur Vanadium. Kjo zakonisht përbën një pjesë të legurave të çelikut dhe aluminit që përdoren në automobila dhe avionë, por shkencëtarët zbuluan se mund ta luajë një rol edhe në riciklimin e plastikës.

Duke e shtuar katalizatorin me bazë të vanadiumit në një tretësirë që përmban plastikë të konsumit, duke e ngrohur atë në 85°C dhe më pas duke i ekspozuar të gjitha ndaj dritës artificiale të diellit, ekipi ishte në gjendje t’i shpërbënte lidhjet kryesore brenda plastikës brenda një periudhe prej gjashtë ditëve, shkruan Koha Ditore. Shpërbërja e këtyre lidhjeve karbon-karbon zakonisht përfshin temperatura të larta, gjë që paraqet energji intensive, por duke e korrur dritën e diellit shkencëtarët mund ta kenë gjetur një mënyrë më ekologjike.

Por eko-kredencialet e teknologjisë së tyre nuk mbarojnë këtu. Rezultati përfundimtar i këtij procesi ishte shndërrimi i plastikës në acid formik. Ky është një agjent antibakterial që ndodh natyrisht dhe gjithashtu ndodh të jetë kombinimi më i thjeshtë i hidrogjenit dhe CO2 që e njohim.

Image
Foto: Universiteti Teknologjik Nanyang

Kjo e bën atë një kandidat emocionues si bartës i hidrogjenit të lëngshëm në ndjekjen tonë të automjeteve me qeliza të karburantit. Vitin e kaluar, shkencëtarët në Zvicër e ndërtuan qelizën e parë të karburantit në botë të bazuar në acidin formik. Pajisja prototip mund t’i prodhojë 7000 kWh energji çdo vit me zero emetime, me kusht që acidi formik të vijë nga burime ekologjike, të cilat tani mund të përfshijnë plehra plastike.

Edhe Përparimi solar i spektrit të gjerë mund të prodhojë hidrogjen me efikasitet Tech Përparimi solar i spektrit të gjerë mund të prodhojë hidrogjen me efikasitet

“Ne synuam të zhvillonim metoda të qëndrueshme dhe me kosto efektive për ta korrur dritën e diellit për të prodhuar karburant dhe produkte të tjera kimike”, thotë ndihmës profesori dhe udhëheqësi i hulumtimit Soo Han Sen. “Ky trajtim i ri kimik është procesi i parë i raportuar që mund ta shpërbëjë plotësisht një plastikë të jo-biodegradueshme si polietileni duke e përdorur dritën e dukshme dhe një katalizator që nuk përmban metale të rënda”.

Ekipi po vazhdon t’i përmirësojë metodat e veta me shpresën për të zbuluar lloje të reja të kimikateve që mund të prodhohen përmes plastikës së shpërbërë, një mundësi për të cilën thotë se e përfshin gazin e hidrogjenit.

Ekipi i ka publikuar kërkimet e veta në revistën “Science Advances”.