Plot dramë dhe ekstravagancë, krijimet e disenjatorit Arian Krasniqi sjellin një frymë të re në skenën e modës.
Gërshetimi i modës moderne me elemente të stilit gotik dhe rokoko, i karakterizon veshjet që dizajnon ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Krasniqin, përveç emrave të mëdhenj të modës, inspirim ka qenë edhe stili i londinezëve, raporton KOHA.
Në atelienë e tij, momentalisht, dominojnë veshjet me materialin e tylit.
Puna e dorës është një nga elementet më të rëndësishme në krijimtarinë e Arianit. Materialet e veshjeve kryesisht i përpunon vetë.
Pasioni për modën vërehet edhe në veshjen e tij.
Nga brend instagrami, “Ari The Brand” shumë shpejt do të kthehet në shtëpi të modës.
Koleksionin e tij të parë, Krasniqi e ka prezantuar në Londër, ndërsa tani është duke punuar për shfaqjen e tij të dytë në “Prishtina Fashion Nights”.