Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

“Zara” bashkëpunon me John Galliano për koleksione të reja

Zara dhe John Galliano

Zara dhe John Galliano

Brendi i veshjeve “Zara” ka njoftuar për një bashkëpunim dyvjeçar me disenjatorin e mirënjohur John Galliano, duke shënuar një hap tjetër drejt pozicionimit më “luksoz” të brendit.

Galliano do të krijojë koleksione sezonale duke ripërpunuar dizajne nga arkivi i “Zaras”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kompania ka deklaruar se ai do t’i “dekompozojë dhe rikonfigurojë” modelet ekzistuese, duke i rikthyer me materiale të reja në një proces që e quan “ri-konstruktim”.

Koleksioni i parë pritet të dalë në muajin shtator.

Ky bashkëpunim vjen në një kohë kur kompania mëmë “Inditex”, nën drejtimin e Marta Ortega, sipas BussinessOfFashion, po synon të rrisë cilësinë dhe imazhin e “Zaras” për të tërhequr klientë më premium.

Në vitet e fundit, “Zara” është përballur me konkurrencë të fortë nga brende të tjera të modës së shpejtë si “Shein” dhe “Temu”, që kanë fituar shumë klientë të rinj me çmime të ulëta.

Si përgjigje, “Zara” ka rritur çmimet mesatare, ka sjellë produkte më cilësore dhe më moderne, si dhe ka investuar në dyqane më luksoze.

John Galliano konsiderohet një nga figurat më të mëdha të modës.

Ai ka qenë më parë disenjator i bendit të mirënjohur francez, “Dior” dhe drejtor kreativ në “Maison Margiela”, ku për një dekadë ka krijuar koleksione teatrale dhe eksperimentale që tërhoqën edhe audiencën e re.

Ai ka rikthyer vëmendjen globale edhe me shfaqjen virale të vitit 2024 për linjën “Artisanal” të “Margielas”, e njohur për stilin e saj dramatik dhe kreativ.