Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Jonathan Anderson fiton çmimin disenjatori i vitit

Jonathan Anderson

Jonathan Anderson

Foto: Associated Press

Disenjatori Jonathan Anderson, për herë të tretë, ka fituar titullin “disenjatori i vitit”, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Fashion Awards”.

Anderson ishte shumë i emocionuar për shpërblimin.

HighSnobiety, në Instagram ka shkruar se ai ka thënë se pa BFC-në (British Fashion Council) nuk do të mund të ishte ku është sot si dhe ka falënderuar veçanërisht ekipin e gjigandit të veshjeve, “Dior”, ku aktualisht punon si drejtor kreativ.

Përveç “Diorit” ai ka falënderuar edhe ekipin e brendit, “JW Anderson”, të cilin këtë vit e ka rifreskuar me krijimtari të re.

Anderson ka thënë se në të vërtetë magjia e krijimtarisë ndodhë në prapaskenë.

Disenjatorja, Grace Wales Bonner, ka fituar çmimin për krijimtarinë më të mirë në kategorinë e veshjeve të burrave.

Edhe Anderson bën histori te “Dior”, emërohet drejtor kreativ për linjat për gra dhe burra Lifestyle Anderson bën histori te “Dior”, emërohet drejtor kreativ për linjat për gra dhe burra

Kurse disenjatorja Sarah Burton, pasi vitin e kaluar është nderuar me çmim për punën e saj në brendin e njohur “Alexander McQueen”, këtë herë ka fituar çmimin për krijimtarinë më të mirë në kategorinë e veshjeve për gra, në kuadër të punës së saj në brendin “Givenchy”.

Këtë çmim, Burtonit, ia dha aktorja Cate Blanchett.