Simptomat e gjata të koronavirusit, e që po qëndrojnë te njerëzit për javë të tëra, kanë ngritur shqetësim te njohësit e çështjeve shëndetësore, që kanë vlerësuar se kjo gjendje është shpërndarë tani në përmasa ekstreme.
Gazetari i famshëm amerikan, Christopher Cuomo, që ka qenë duke vuajtur me COVID-19 të gjatë ka ndarë eksperiencën e tij në disa video në rrjetin social “X”, ku ka folur për gjendjen që ka përjetuar. Ai ka kërkuar nga ndjekësit që të tregojnë edhe ata eksperiencën e tyre se si kanë kaluar nëpër periudhën me Covid të gjatë dhe mori përgjigje nga mijëra persona që kanë pasur po të njëjtën gjendje. Cuomo pastaj ka ftuar imunologen Purvi Parikh, që është eksperte në fushën e Covidit të gjatë, të sqarojë se çfarë ka ndodhur.
Gjatë bisedës Parikh ndau shumë teori rreth asaj se çfarë po e shkakton Covidin e gjatë. Disa studime kanë gjetur fragmente virale që rrinë gjatë në trup, në gjak, në lëngjet e trurit dhe në pjesë të tjera të trupit për muaj e vite pasi një person fillimisht është infektuar me Covid. Disa studime të tjera janë fokusuar në faktin që Covidi mund të jetë sëmundje auto-imune. Dhe në fund doktoresha ka treguar se studiues të tjerë ende janë në kërkim që të mund të kuptojnë se si Covidi i riaktivizon disa sëmundje të fjetura si virusi Epstein-Bar, herpesi e disa të tjerë. Ajo ka bërë të ditur se duhen ende studime të thella për ta analizuar këtë gjendje si dhe ka bërë thirrje që njerëzit të mësojnë mirë rreth kësaj çështjeje në mënyrë që të mbrohen.
Doktoresha gjithashtu ka treguar se tani Covidi i gjatë është shpërndarë në përmasa ekstreme. Ajo edhe paralajmëroi se do të ketë shumë e më shumë raste që do të shihen në ditët në vazhdim sepse vetë Covidi është ende i shpërndarë në numër masiv.
#LongCovid - I asked and thousands of you answered - there are so many of us going through it. The response from Friday was so overwhelming and I'm determined to get you answers. We're staying on it. Tonight, @purviparikhmd , a long covid specialist and NYU Langone Immunologist… pic.twitter.com/DB27lZnUdv
— Christopher C. Cuomo (@ChrisCuomo) January 9, 2024