Me siguri e njihni dikë në familje a shoqëri që gjithmonë virozat i kalon me simptoma më të lehta e të tjerë që kalojnë ditë të tëra duke u trajtuar në shtëpi. Duket se ka një shpjegim për këtë.
Profesoresha e asociuar e mjekësisë laboratorike dhe imunobiologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Yale, Elle Foxman dhe kolegët e saj zbuluan se një faktor kyç pse disa njerëz mund të përjetojnë të njëjtin virus ndryshe, është se sa shpejt qelizat në hundët e tyre, të quajtura qeliza të hundës, reagojnë ndaj virusit dhe e mbajnë atë, shkruan CNN.
Përgjigjja e shpejtë e trupit mund të ndryshojë nga personi në person dhe kur bllokohet, mund të shkaktojë një reagim të ndryshëm që çon në prodhim të tepërt të mukusit dhe inflamacionit, sipas studimit të tyre, të publikuar në janar në revistën Cell Press Blue.
“Është reagimi i trupit ai që me të vërtetë përcakton atë që shkakton virusi”, tha Foxman, autore kryesore e studimit.
“Ato janë qeliza reale dhe nëse i rritni në sipërfaqen e ekspozuar ndaj ajrit për katër javë, ato diferencohen në një ind që duket pikërisht si shtresa e hundës ose e rrugëve të frymëmarrjes të mushkërive,” tha Foxman.
Pastaj kërkuesit infektuan këto qeliza me rinovirus, qeliza të cilat shkaktojnë ftohjen dhe vëzhguan reagimet e tyre, duke përdorur teknika që iu lejoi të shikonin mijëra qeliza njëherësh dhe analizuar veçanërisht se cilat mbrojtje aktivizoheshin te qelizat e infektuara dhe te qelizat e painfektuara.
Ata gjetën se nëse qeliza e cila e lëshon trupi ynë për të luftuar viruset aktivizohet shpejt, ajo kufizon infeksionin e rinovirusit në më pak se 2% të qelizave të hundës. Te një person, kur kjo qelizë aktivizohet shpejtë mund të rezultojë në mungesë simptomash ose vetëm pak teshtima.
E kur studiuesit manovruan me qeliza për të imituar një mjedis ku përgjigjja fillestare e interferonit bllokohet, atëherë, “në vend që të infektoheshin vetëm 1% e qelizave, u infektuan rreth 30%,”. Në atë skenar, studiuesit gjithashtu vëzhguan se qelizat prodhonin shumë mukus dhe inflamacion.
“Kështu që praktikisht arritëm të kapnim të dy skenarët: kur virusi përmbahet, nuk shkakton shumë dëme, dhe kur virusi shkakton prodhim të madh të mukusit dhe inflamacion, që është ajo që ndodh gjatë një ftohjeje të keqe”, tha ajo.
Për momentin, ajo e përshkroi studimin e ri si një hap të parë në kuptimin më të mirë të asaj që ndodh në hundë kur ndodh një infeksion me rinovirus.
Studimi i ri është shumë informues, por gjetjet duhet të konfirmohen te njerëzit me infeksione rinovirusi për të kuptuar më mirë ndryshimet në përgjigjet e interferonit, tha Dr. Dan Barouch, drejtori i Qendrës për Virologji dhe Hulumtime mbi Vaksinat në Qendrën Mjekësore Beth Israel Deaconess në Boston, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim.
“Njerëzit mund të kenë nivele të ndryshme të përgjigjes së interferonit, dhe ata që kanë një përgjigje fillestare më të lartë mund të kenë vetëm teshtima dhe të shërohen shpejt, ndërsa ata që nuk kanë një përgjigje të fortë të interferonit do të kenë një infeksion më të gjerë”, tha Barouch.
Edhe pse reagimi i interferonit mund të japë indikacione, faktorë të tjerë që mund të ndikojnë se sa rëndë reagon një rinovirus te një person përfshijnë: praninë e disa baktereve të caktuara, ndryshimet gjenetike, sëmundjet kronike dhe nëse personi ka imunitet të mëparshëm ndaj virusit.