Shpërndarja tinëzare e virusit ndikoi që shkencëtarët vazhdimisht të kërkonin ide të reja. Gjersa bota priste një vaksinë, disa studime provuan t’i gjenin njerëzit e infektuar para se të shfaqeshin simptomat
Londër, 25 dhjetor (AP) – Kjo ka qenë drita në fund të një tuneli shumë të gjatë. Ishte e drejtë që më të moshuarit – ata që e kujtojnë frikën ndaj një infektimi botëror që nuk di të ndalet – të ishin të parët për ta marrë vaksinën. Në Britaninë e Madhe, Margaret Keenan po e merr dhuratën më të mirë për ditëlindje: premtimin se do të kthehet në shtëpi për ditëlindjen e 91-të, ku do të kënaqet me rikthimin në normalitet. Ajo po bën histori, por ka ndjenja të përziera.
“Për momentin nuk e di se si ndihem. Është thjesht shumë e çuditshme dhe vërtet shumë e mrekullueshme. Po kështu, sidoqoftë, kjo është për një arsye të mirë dhe jam shumë e lumtur që e kam e marrë”, thotë ajo.
Keenan gjithashtu ka një mesazh për të gjithë: “Do të thosha që të shkoni dhe ta merrni sepse është falas dhe është gjëja më e mirë që ka ndodhur ndonjëherë”. Në Mbretërinë e Bashkuar kjo është bërë “Dita V”.
Vaksinën e dytë e mori një burrë me emrin William Shakespeare, një 81-vjeçar që vjen nga Warwickshire, vendi ku ka lindur edhe vetë shkrimtari. Koronavirusi ishte dhimbja pas dehjes që erdhi nga grykët e dekadës së fundit dhe u emërua COVID-19.
Besohet se filloi nga një epiqendër në Wuhan, u shpërnda shpejt, duke e kthyer mbrapsht tërë botën. Shkencëtarët filluan gjurmimin të pashpresë për ta gjetur se si shpërndahet, sa i dëmshëm mund të jetë dhe çfarë mund të përmbajë.
Edhe
Pesë vjet nga COVID-19: Çka dihet e çka jo?
Frika nga asimptomatikët
Shumë shpejt simulacionet kompjuerike, të tilla sikur një në Japoni, i nxitën vendet përreth botës që ta bëjnë të obligueshme bartjen e maskave. Këto simulime nga studiuesit japonezë përdoren një superkompjuer për të treguar se si pjesët më të vogla mund të shpërndaheshin dhe demonstruan ndikimin e distancës sociale dhe lagështinë te COVID-19. Shpërndarja tinëzare e virusit ndikoi që shkencëtarët vazhdimisht të kërkonin ide të reja. Gjersa bota priste një vaksinë, disa studime provuan t’i gjenin njerëzit e infektuar para se të shfaqeshin simptomat. Zonat e testimit u bënë të zakonshme.
Dr. Eric Topol, kryetar i “Scripps Research Translational Institute” e përshkroi virusin si “përcjellës i heshtur në mënyra të ndryshme”. Topol dhe të tjerët ishin të shqetësuar posaçërisht për shpërndarjen nga njerëzit josimptomatik: “Ajo për të cilën po flasim janë njerëzit që kurrë nuk kanë shfaqur simptoma”, thotë Topol. Përderisa virusi po shpërndahej me shpejtësi, sistemet mjekësore ishin në presionin se si do të kujdeseshin për të sëmurët. Në SHBA, një pjesë e stafit mjekësor i ndanë përvojat e tyre për kohën që janë kujdesur për të sëmurët, të cilët ishin të frikësuar nga një sëmundje që dukej se askush nuk e kuptonte.
Samantha Kuzmanovski, infermiere në spitalin “DMC Sinai-Grace” në Detroit, ka thënë se “pjesa dërrmuese janë të frikësuar, nuk e dinë se çfarë po ndodh, nuk e dinë nëse do të zgjohen me një respirator apo nuk do të zgjohen fare”.
Infermieri nga Michigani, Robert Wedge, ka thënë se ua jepte qetësuesin nëpërmjet një infuzioni.
“Kishte mundësi se ju do të ishit personi i fundit që ata do ta shihnin”, thotë Wedge.
Dr. Roy Soto, anesteziolog në Spitalin e Beaumontit në Michigan thotë se “do të ketë sasi të caktuar ankthi, depresioni dhe stresi postraumatik që vjen në këtë epidemi”.
Beteja për të moshuarit

Ishte e qartë që në fillim të pandemisë se të moshuarit ishin më të rrezikuarit nga COVID-19. Në valën e parë të rasteve në Evropë, shifrat ishin të larta te mjekët seniorë dhe ishin këshilluar të izoloheshin. Gjersa po i afroheshim vjeshtës, mjekët si David Strain nga Universiteti i Exeterit filluan t’i rihapin klinikat e tyre kundër COVID-19. Ata e kuptuan se pas moshës 40-vjeçare rreziku për të pasur pasoja të këqija nga virusi u ngrit bindshëm.
Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu se pacientët e moshuar kishin gjasa të lëngonin për një kohë më të gjatë pas virusit, ndonëse jo gjithmonë. Në mesin e njerëzve që kanë qenë në rrezik për vdekje është edhe Susan Cresswell, që qëndruar për javë të tëra në një spital. Asaj i kujtohet reagimi i saj pasi e kuptoi se duhej të futej në ventilator: “E tmerrshme sepse së pari mendova për fëmijët e mi, por nuk kisha ndonjë mundësi tjetër”.
Studiuesit si profesoresha Charlotte Bolton i studiuan efektet e asaj që tani shpesh po referohet si ‘Covidi i gjatë’. Ajo vuajti për shumë gjatë nga dëmtimi i mushkërive, plogështia dhe përkeqësimi i funksioneve kognitive.
“Sa më i rëndë të jetë Covidi, kërkesa për kujdes intensiv apo për shumë oksigjen vjen nga një grup i pacientëve që kanë më shumë të ngjarë që të kenë simptomat për gjashtë javë e më shumë”, thotë Bolton. Në shtator u arrit numri prej një milion vdekjesh nga COVID-19, por gjithashtu ishte një pikë kthese.
Që nga fillimi i pandemisë, shkencëtarët kanë qenë në garë me njëri-tjetrin për ta zbuluar mënyrën se si ta mundin sëmundjen, duke kërkuar të gjitha llojet e trajtimit dhe në të njëjtën kohë ishin në kërkimi të krijimit të një vaksine.
Mjekët kanë marrë mësim nga suksesi – apo dështimi – i trajtimeve që janë përdorur në fillim të pandemisë. Një pjesë e trajtimeve filluan të analizoheshin, gjithashtu edhe llojet e kujdesit, duke parandaluar përdorimin e respiratorëve përveçse në rastet më serioze e të tjerët trajtoheshin duke u shtrirë përmbys.
Shkencëtarët gjithashtu analizuan përdorimin e plazmës nga gjaku i një ish-pacienti me COVID-19, e gjithashtu edhe përdorimi për qëllime të tjera i disa ilaçeve, përfshirë edhe BCG-në.
Shkencëtarët francezë filluan ta zhvillonin BCG-në më 1908 dhe ishte publikuar më 1921 për ta parandaluar tuberkulozin, një baktere që i sulmon mushkëritë.
Edhe
Të pavaksinuarit për COVID-19, më të rrezikuarit nga problemet me zemër
Ky ilaç u bë i njohur sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këto studime ende po vazhdojnë.
Një studim me 1,700 pacientë nga një ekip ndërkombëtar studiuesish në shtator e konfirmoi se kortikosteroidët mund ta ulin rrezikun për vdekje te pacientët në gjendje kritike me COVID-19.
Autori tjetër i studimit, profesori Jonathan Sterne nga Universiteti i Bristolit, e pranoi se ilaçi kishte efekte.
“Pra, 8 prej 100 pacientëve janë shpëtuar për shkak se kanë marrë kortikosteroid dhe një mënyrë tjetër se si mund ta shprehim është se kjo përbën 20 për qind ulje të rrezikut për vdekje”, thotë ai.
Vaksina nga “Pfizer” dhe “BioNTech” mund të jetë vaksina e parë me të cilën do të fillohet, por edhe shumë të tjera janë të nevojshme në shumë vende, pasi po shihen si ujë i bekuar.

Përbërja e vaksinave
Qindra kandidate për vaksina ende po studiohen e po zhvillohen. Përgjatë këtij viti, virusi ka arritur shifra të larta. Ka dëmtuar ekonominë dhe ka qenë shkaktar i humbjes së vendeve të punës. Masat për ta parandaluar përhapjen e COVID-19 ua ndryshuan jetën njerëzve, i ndan miqtë e familjet dhe ua rrezikoi njerëzve sigurimin e jetesës.
Ka shpresa që vaksinat që po vijnë do të na ofrojnë sado pak rikthimin në normalitet.
Zakonisht, vaksinat krijohen duke i përdorur viruset që janë vrarë apo janë dobësuar, si vaksinat kundër gripit. Disa kompani po krijojnë vaksina kundër COVID-19 me koronavirusin e vrarë. Mirëpo rritja e viruseve në laboratorë është intensive, madje ndonjëherë edhe e rrezikshme. Kompanitë e tjera, si “Moderna” në ShBA, po i përdorin teknologjitë më të reja dhe më të shpejta për të krijuar soje të ndryshme vaksinash kundër COVID-19. Caku është një proteinë majë që e mbulon koronavirusin e ri. Kjo proteinë e lejon virusin të pushtojë qelizat e njeriut. Nëse sistemi imunitar i trupit e vëren këtë proteinë dhe e bllokon, atëherë njerëzit nuk do të infektohen. Një mënyrë tjetër është që të kopjohet një seksion i kodit gjenetik të virusit që i udhëzon qelizat që ta krijojnë proteinën majën dhe ta ngjitin korrierin RNA në një vaksinë. Vetë qelizat e atij personi do ta bëjnë proteinën të padëmshme, pastaj sistemi imunitar do t’i vërejë proteinat e huaja dhe do të krijojë antitrupa për t’i sulmuar ato.
Virologu dhe profesori Ian Jones thotë se vaksinat RNA janë të sakta, ‘pak më shumë si raketë me laser’ sesa vaksinat e zakonshme.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Universiteti i Oksfordit dhe “AstraZeneca” janë duke ardhur në përfundim të një studimi të një vaksine kundër COVID-19 duke e përdorur një qasje të kalit të Trojës.
Vaksinat janë bërë me një virus të padëmshëm – një virus i ftohtë që zakonisht i infekton shimpanzat. Ai e bart brenda trupit materialin gjenetik të proteinës majë të koronavirusit. Trupi prodhon disa proteina majë dhe e ushqen sistemin imunitar për të luftuar, po qe se takohet me koronavirusin e vërtetë. Ky “vektor viral” është vërtet një teknologji e re. Krahasuar me vaksinat e kodit gjenetik, ky lloj i vaksinave nuk duhet të mbahet në temperature të ulëta. Rregullatorët të cilët zakonisht marrin vjet për ta miratuar një vaksinë janë shtyrë që të jenë më të shpejt kësaj here.
Kompanitë që i kanë krijuar tërë këto vaksina kanë arritur në fazën e tretë të testimeve duke i testuar dhjetëra mijëra njerëz.
Shpërndarja e vaksinës
Fillimisht vaksinat do të merren nga punëtorët kryesorë dhe më të ndjeshëm, pastaj do të dorëzohen te popullata e gjerë. Gjatë vitit që po lëmë pas, janë raportuar edhe infektime për të dytën herë, por shkencëtarët nuk shqetësohen nga këto raste. Ata thanë se në një rast ishte e qartë se pacienti ishte i moshuar dhe nuk kishte krijuar imunitet gjatë infektimit të parë. Në rastin tjetër ishte lloj tjetër i virusit dhe nuk shkaktoi sëmundje.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka disa grupe studiuesish që i përcjellin njerëzit për t’i matur antitrupat në mënyrë që ta kuptojnë se sa zgjat mbrojtja imunitare natyrale. Por, ata thonë se nuk është e njëjtë me mbrojtjen imunitare që e siguron një vaksinë.
Edhe
Vaksinat kundër Covid-19 shpëtuan më shumë se 20 milionë jetë
Shkencëtarët thonë se një pjesë e popullsisë që është lënë në harresë gjatë pandemisë janë fëmijët. Pavarësisht se të miturit janë më pak të rrezikuar ndaj virusit, nuk është se kanë shpëtuar pa u prekur. Gjatë izolimit të parë global pati mbyllje masive e shkollave. Në disa pjesë të botës, përfshirë edhe disa vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ato ende janë të mbyllura. Në Evropë, shkollat dhe universitetet janë rihapur. Pediatrit besojnë se mbyllja dhe izolimi kanë qenë skenarët më të këqij, posaçërisht për njerëzit e ndjeshëm.
Shëndeti Publik në Angli ka nisur një fushatë të quajtur “Every Mind Matters” për të dhënë këshilla për prindërit se si t’u ndihmojnë fëmijëve dhe të rinjve në pjesën e shëndetit mendor. Një e treta e fëmijëve është raportuar se janë më të shqetësuar, më të mërzitur dhe më të stresuar sesa që kishin qenë para izolimit, sipas një ankete që është kryer nga kompania britanike e hulumtimeve “YouGov”. Psikologët e fëmijëve i kanë udhëzuar prindërit që ta ndajnë një pjesë të kohës së tyre për të folur me fëmijët e tyre rreth ndjenjave që kanë, t’u ofrojnë siguri dhe më e rëndësishmja të sigurohen që ta kenë një plan ditor. Ata thonë se kur jeta duket e paparashikueshme, plani ditor zakonisht ofron pak siguri.