Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Të pavaksinuarit për COVID-19, më të rrezikuarit nga problemet me zemër

Edhe para muajit janar, Kina po bënte përpjekje të mëdha që t’i vaksinonte të moshuarit.

U është bashkuar shteteve të botës duke lehtësuar masat e testimit, të karantinës dhe lëvizjes.

Më 29 nëntor nisi fushata masive për vaksinimin e të moshuarve në Kinë. Sipas ekspertëve, kjo do të jetë vendimtare për ta shmangur krizën më të madhe shëndetësore.

Në dy studime të ndara, njerëzve u është bërë thirrje që të vaksinohen.

Studimi i publikuar në Britani ka mbikëqyrur të dhënat e 160 mijë njerëzve mes muajve mars-nëntor të vitit 2020, periudhë kur nisi vaksinimi kundër Covid-19.

Edhe Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës Lifestyle Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës

Ata që janë infektuar gjatë kësaj kohe, kishin 81 herë më shumë gjasa që të vdisnin brenda tre javëve të para të infektimit.

Mirëpo ky studim ka gjetur se njerëzit kishin më shumë gjasa të kishin probleme me zemër 22 ditë pas diagnozës dhe këto probleme mund të vazhdonin deri në 18 muaj.

Një studim vëzhgues i pothuajse 2000 njerëzve i lidh njerëzit e pavaksinuar me simptomat për 28 ose më shumë ditë pas infektimit të tyre.

Profesori i Mjekësisë Eksperimentale i Kolegjit Imperial në Londër, Peter Openshaw, mirëpret rezultatet e studimit.

Ai beson se studimet i forcojnë gjetjet e studimeve të tjera në simptoma të gjata të COVID-it.

Edhe Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru Lifestyle Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru

“Unë mendoj se është shumë mirë tani të shohësh këto studime shumë të mëdha që raportojnë në lidhje me lidhjen midis vaksinimit dhe shpeshtësisë së simptomave afatgjata. Tani, ka pasur sugjerime se këto studime do të dalin me këtë lloj rezultati, por është me të vërtetë vendimtare që ne mund ta dimë me siguri dhe të themi se vaksinimi në të vërtetë zvogëlon shpeshtësinë e simptomave afatgjata, si dhe format më të rënda të sëmundjes që shfaqen herët pas infektimit”, ka thënë ai.

Studimi amerikan zbuloi se 77 për qind e njerëzve të pavaksinuar në studim kishin shkallë më të lartë të simptomave afatgjata.

Këto përfshinin njerëz që kishin më shumë gjasa të zhvillonin diabet, çështje neurologjike dhe sëmundje të shëndetit mendor, si dhe komplikime të mushkërive.

Openshaw shpjegon se si virusi mund të krijojë komplikime për pjesë të ndryshme të trupit.

Edhe Të vaksinuarit ndaj COVID-19 më pak të rrezikuar nga vdekja, pavarësisht shkakut Lifestyle Të vaksinuarit ndaj COVID-19 më pak të rrezikuar nga vdekja, pavarësisht shkakut

“Unë mendoj se është mjaft e qartë se nëse virusi do të dalë nga mushkëritë në qarkullimin tuaj, në zemrën tuaj, ai duhet të kalojë përmes qarkullimit të gjakut. Dhe vaksinat janë shumë të mira. Ai po nxit antitrupa në qarkullimin e gjakut. Kështu që mendoj se ka një mekanizëm shumë të qartë me të cilin vaksinat do të parandalojnë komplikimet kardiake”, ka thënë ai.

Megjithatë, ka disa arsye për shpresë, Openshaw thotë se tani ka disa studime që tregojnë se simptomat e gjata të COVID-it largohen pas një viti.