Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çka ndodh kur merr vitaminë D para gjumit?

Vitamina D

Vitamina D

Vitamina D është shumë e rëndësishme për shëndetin: ndihmon në uljen e inflamacionit, mbron eshtrat dhe ndikon në ritmin e gjumit. Marrja e saj si suplement mund të ndihmojë kur niveli është i ulët. Megjithatë, koha kur e merr mund të ndikojë në gjumë, ka shkruar Health.

A mund të prishë gjumin vitamina D?

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Disa studime sugjerojnë se marrja e vitaminës D në mbrëmje mund të ndikojë në prodhimin e melatoninës. Melatonina është hormoni që trupi prodhon në errësirë dhe që na ndihmon të flemë dhe të mbajmë ritmin natë-ditë.

Meqë vitamina D prodhohet kryesisht nga dielli, disa studiues mendojnë se niveli i saj duhet të jetë më i lartë gjatë ditës dhe më i ulët në mbrëmje. Për këtë arsye, marrja e suplementit gjatë ditës mund të jetë më e përshtatshme,

Vitamina D ndikon edhe në serotoninën, hormon që lidhet me humorin dhe që ndihmon në prodhimin e melatoninës. Nivelet normale e mbështesin këtë proces, por doza shumë të larta nga suplementet mund ta ulin serotoninën, dhe si pasojë edhe melatoninën.

Për shembull, një studim i vitit 2013 te personat me sklerozë multiple ka treguar se doza të larta të përditshme të vitaminës D ulën nivelin e melatoninës gjatë natës pas tre muajsh.

A ndihmon vitamina D për gjumë?

Nga ana tjetër, ka edhe prova që vitamina D mund të përmirësojë gjumin.

Nivelet e ulëta të saj lidhen me rrezik më të lartë për çrregullime të gjumit, gjumë më të dobët dhe më pak orë gjumi. Niveli mbi 20 ng/mL konsiderohet i mjaftueshëm për shëndetin.

Një analizë e vitit 2022 ka treguar se personat me nivele më të ulëta se 20 nanogram për mililitër (ng/mL) kishin më shumë probleme me gjumin.

Arsyeja nuk është plotësisht e qartë, por është vërejtur në shumë grupe, si te gratë shtatzëna, punëtorët e fabrikave dhe pacientët me probleme të veshkave.

Vitamina D ndikon edhe indirekt në prodhimin e melatoninës. Nivelet e ulëta mund ta ulin atë, por edhe nivelet shumë të larta mund të kenë të njëjtin efekt.

Gjithashtu, mungesa e vitaminës D mund të rrisë inflamacionin në trup, gjë që mund të prishë gjumin.

Si ta merrni vitaminën D për përthithje më të mirë?

Vitamina D tretet në yndyrë, prandaj përthithet më mirë kur merret me ushqime që përmbajnë yndyrë.

Koha që konsiderohet të jetë e përshtatshme për marrjen e kësaj vitamine, është mëngjesi, së bashku me ushqime si avokado, arra dhe fara, vaj ulliri e produkte bulmeti.

Studimet tregojnë se lloji i yndyrës nuk ka shumë rëndësi për përthithjen. Burime të mira janë yndyrat mono të pangopura (arra, ullinj, avokado), yndyrat omega-3 dhe omega-6 si peshku i yndyrshëm dhe vajrat e farave.

Edhe pa yndyrë, vitamina D përthithet, por me yndyrë përthithja është më e mirë.

Konsistenca është më e rëndësishmja

Studimet nuk japin një përgjigje të qartë për kohën më të mirë për ta marrë vitaminën D. Ajo që ka më shumë rëndësi është ta merrni rregullisht.

Mbajtja e nivelit mbi 20 ng/mL ndihmon në uljen e rrezikut për probleme shëndetësore.

Disa këshilla praktike:

-Merreni çdo ditë në të njëjtën kohë

-Lidheni me një rutinë (si mëngjesi ose larja e dhëmbëve)

-Përdorni alarme

-Mbajeni në një vend të dukshëm

Kur është koha më e mirë për ta marrë?

Në përgjithësi, vitamina D mund të merret në çdo kohë të ditës. Nëse vini re se ju prish gjumin kur e merrni në mbrëmje, atëherë merreni më herët gjatë ditës.

Nëse harroni gjatë ditës, mund ta merrni edhe në mbrëmje pa problem.

Marrja me ushqim që përmban yndyrë ndihmon përthithjen, por ajo që ka më shumë rëndësi është ta merrni rregullisht.

Për këshilla më të personalizuara, është mirë të konsultoheni me një mjek.