Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çfarë nuk duhet të bëni kur digjeni nga dielli

djegie

Më në fund vera duket sikur ka nisur me të vërtetë.

Njerëzit po i gëzohen shumë plazhit dhe ditëve të nxehta, një gëzim që gjithsesi shoqërohet me rrezikun e djegies nga dielli.

Ajo mund të shmanget duke kufizuar ekspozimin në diell, por kur dëmi është bërë, krahas kurave të ndryshme që mund të provoni, shmangni disa gabime që mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj.

Mos vishni rroba të ngushta

Kur pësoni djegie nga dielli, trupi juaj përpiqet t’i përgjigjet traumës duke rritur rrjedhën e gjakut në zonat e djegura.

Edhe Si të dalloni stresin, lodhjen dhe sulmin nga nxehtësia Lifestyle 1 j. më parë Si të dalloni stresin, lodhjen dhe sulmin nga nxehtësia

Kjo rezulton në skuqje, ngrohtësi dhe inflamacion në atë zonë.

Veshja e rrobave të ngushta mund të çojë në ënjtje dhe krijimin e flluska të mëdha.

Mos harroni hidratimin

Djegiet i bëjnë më shumë dëm trupit tuaj sesa thjeshtë të shkaktojnë dhimbje.

Ato e dehidratojnë lëkurën, prandaj sigurohuni që të pini ujë shtesë dhe lëngje për disa ditë.

Mos vendosni produkte kozmetike në lëkurë

Një gjë që nuk duhet të bëni pasi keni pësuar djegie nga dielli është të vendosni në lëkurë produkte kozmetike. 

Ato do të rrisin rrezikun për ndonjë infeksion ose reaksion alergjik, i cili do ta përkeqësojë situatën.

Djegia do të shërohet më mirë dhe më shpejt, nëse e lini lëkurën tuaj të marrë frymë.

Edhe Alarmohet për zjarre Arbëri 1 j. më parë Alarmohet për zjarre

Mos e gërvishtni lëkurën tuaj

Lëreni lëkurën të ripërtërihet natyrshëm. Hidratojeni atë herë pas here me produktin që keni zgjedhur.

Kjo do të përmirësojë pamjen e lëkurës dhe do ta ndihmojë atë të shtresohet natyrshëm dhe në mënyrë të barabartë.

Mos i ngacmoni flluskat me ujë

Flluskat e krijuara në lëkurë, shërbejnë për një qëllim shumë të rëndësishëm, që është mbrojtja e plagës.

Nëse një flluskë ju lëndon shumë, vendosni aloe vera.

Kujdes nga pastruesit e lëkurës

Produktet që përdoren për të larguar qelizat e vdekura nga lëkura ose ato që përmbajnë acid glikolik, retinoide ose acid salicilik, janë jashtëzakonisht të dëmshme për lëkurën tuaj, veçanërisht kur ka pësuar djegie nga dielli.

Edhe Apelohet për kujdes, sot dita më e nxehtë e javës Arbëri 2 j. më parë Apelohet për kujdes, sot dita më e nxehtë e javës

Prisni rreth tre ditë para se të përdorni ndonjë nga këto produkte dhe sigurohuni që t’i aplikoni me kujdes.