Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me një varg rekomandimesh për t'u mbrojtur nga nxehtësia dhe temperaturat e larta. Instituti tha se kjo valë e të nxehtit mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, sidomos për grupe të cenueshme.
ISHPK-ja ka rekomanduar që t'i shmangni daljet jashtë dhe aktivitetet e rënda gjatë kohës më të nxehtë, të qëndroni në hije e t'i kaloni 2-3 orë gjatë ditës në vend të freskët. Po ashtu, Instituti ka rekomanduar që të mbani shtëpinë të freskët duke hapur dritaret në mbrëmje, kur temperaturat janë më të ulëta.
Gjatë ditës mbyllni dritaret dhe mbulojini me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit.
Po ashtu, Instituti rekomandon që të vishni rroba më të lehta dhe të bëni dush. Rekomandohet që të pini vazhdimisht ujë deri në 2-3 litra në ditë.
Mos i lini kurrë fëmijët apo kafshët në automjete të parkuara – temperatura rritet shpejt në mënyrë të rrezikshme.
“Shmangni ekspozimin direkt në diell nga ora 10:00 deri në 17:00 – qëndroni në hije ose brenda. Hija mund të ulë ndjesinë e nxehtësisë për më shumë se 10 ˚C. Mos mbuloni kurrë karrocën e fëmijës me pëlhurë të thatë – kjo rrit temperaturën brenda saj. Përdorni një pëlhurë të lagur, të hollë, dhe freskojeni herë pas here. Vishni fëmijët me rroba të lehta e të lirshme që mbulojnë lëkurën, përdorni kapele me buzë të gjera, syze dielli dhe krem mbrojtës kundër rrezeve UV”, thuhet tutje në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
-
IKSHPK-ja apelon qytetarët të mbrohen nga vapa, del me disa këshilla
-
IKSHPK-ja apelon për kujdes shkaku i temperaturave të larta gjatë fundjavës
-
IKSHPK-ja e MSh-ja me thirrje për kujdes shkaku i temperaturave të larta
-
Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve ta shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut
-
IKSHPK-ja apel për kujdes gjatë temperaturave të larta: Pini ujë dhe shmangni dehidratimin