Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Brenda 50 vjetësh, një miliard njerëz do të përballen me vapë të padurueshme

Çmimi që do ta paguajë njerëzimi, për shkak të ndryshimeve klimatike, do të jetë më i madh, më i gjerë dhe dukshëm më i hershëm sesa që është menduar, ka treguar të martën një studim i ri, i cili tregoi se një miliard njerëz ose do të zhvendosen, ose do të detyrohen të përballen me nxehtësi të padurueshme sherri i rritjes së temperaturave prej 1 gradë celsius çdo vit.

Në skenarin më të keq të përshpejtimit të lirimit të karbonit, zonat ku aktualisht jeton një e treta e popullatës së botës brenda 50 vjetësh do të jenë po aq të ngrohta sa dhe pjesët më të nxehta të Saharës, ka paralajmëruar studimi. Edhe në skenarin më optimist, 1.2 miliardë njerëz do të jetojnë jashtë normave të përshtatshme të klimës, në të cilën është zhvilluar njerëzimi për së paku 6.000 vjet.

Autorët e këtij studimi kanë pretenduar se ishin të “gjunjëzuar” dhe të “çuditur” nga gjetjet, ngase nuk kishin pritur që njerëzimi të ishte kaq i rrezikuar.

“Shifrat janë të pabesueshme. I kontrollova dy herë, kur i pashë”, ka thënë Tim Lenton, nga Universiteti Exeter. “I kam studiuar edhe më herët pikat e vlimit të klimës, që zakonisht konsiderohen apokaliptike. Por këtë herë është akoma më keq. Kjo e vë në rrezik çdo aspekt njerëzor”.

Në vend se të shikojnë problemin e ndryshimit klimatik si fizik apo ekonomik, studimi i ri, i publikuar në raportet e Akademisë Kombëtare të Shkencave, hulumton ndikimin e këtij problemi në jetesën e njerëzve.

Edhe Ngrohja globale pritet të vështirësojë jetën e miliarda njerëzve Botë Ngrohja globale pritet të vështirësojë jetën e miliarda njerëzve

Pjesa më e madhe e njerëzimit ka jetuar gjithmonë në rajone, ku temperaturat mesatare vjetore janë rreth 11 deri në 25 gradë celsius, temperatura këto ideale për shëndetin e njeriut dhe prodhimin e ushqimit. Por kjo pikë e artë po ndryshon dhe po shkatërrohet si rezultat i ngrohjes globale të shkaktuar nga vetë njeriu dhe e cila do t’i shtyjë shumë njerëz drejt atyre që autorët i quajnë “ekstreme të padurueshme të jetesës”.

“Njerëzimi është veçanërisht i rrezikuar ngase jemi të koncentruar në tokë dhe toka po ngrohet më shpejt sesa oqeanet, e gjithashtu për shkak se rritja kryesore e popullatës do të bëhet në rajonet tashmë të ngrohta të Afrikës dhe Azisë”, thuhet në studim. Si rezultat i këtyre faktorëve demografik njeriu i zakonshëm do të përjetojë një rritje të temperaturave prej 7.5 gradësh celsius, kur temperaturat globale do të rriten për 3 gradë, gjë që parashikohet të ndodhë në fund të këtij shekulli.

Në këto rrethana, rreth 30 për qind e popullatës botërore do të jetojë në nxehtësi ekstreme, e definuar si një mesatare prej 29 gradësh celsius. Kushtet e këtilla janë aktualisht të rralla, pos në pjesët më përvëluese të Saharës.

Por me ngrohjen globale prej 3 gradësh celsius, nxehtësia do të kaplojë 1.2 miliardë njerëz në Indi, 485 milionë në Nigeri dhe më shumë se 100 milionë në Pakistan, Indonezi dhe Sudan ndaras.

Edhe I nxehti ekstrem do ta detyrojë zhvendosjen e 600 milionë njerëzve Botë I nxehti ekstrem do ta detyrojë zhvendosjen e 600 milionë njerëzve

Kjo gjë do të ndikojë në rritjen e fluksit të emigrantëve dhe do t’i sfidojë sistemet e prodhimit të ushqimit.

“Mendoj se me të drejtë mund të thuhet se temperaturat përmbi 29 gradë celsius janë të padurueshme. Do të duhej të shpërngulemi ose të adaptohemi. Por adaptimi ka limite, nëse ke mjaft para dhe energji mund të përdorësh kondicionerin e ajrit dhe të sjellësh ushqim me aeroplanë dhe gjithçka të jetë në rregull. Por ky nuk është rasti i shumicës së njerëzve”, ka thënë njëri nga autorët kryesorë të studimit, profesori Marten Scheffer, nga Universiteti Wageningen. \ Guardian