Mbështet KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Bedrije Shurdhani sjell veshje të veçanta punëdore

Një dhomë të shtëpisë e ka mbushur në të gjitha anët me punime dore. Janë rezultat i punës së përditshme.

Në veshjet tradicionale gërsheton edhe elemente moderne.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Punimi i një kasnaku në shkollë fillore u bë shkas që Bedrije Shurdhani të mos i ndahej kurrë kësaj pune. Pasionin që kishte, pasluftës e ktheu në profesion.

Këto punime, të cilat ajo i quan “kasnakë”, i shoqëron me mesazhe të ndryshme, raporton KOHA.

Bedrije Shurdhani me entuziazëm pret që të marrë pjesë në panaire që u dedikohen punimeve të saj.

Përveç veshjeve për gra, artizania nga Gjilani punon edhe veshje edhe për fëmijë e burra.

Për kontributin e dhënë në afarizëm kreativ dhe artizanale, Bedrije Shurdhani ka marrë dhe mirënjohje.