Çaji mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme dhe njerëzit që pinë çaj madje mund të kenë pak më shumë gjasa të jetojnë më gjatë se ata që nuk e bëjnë, sipas një studimi, raportoi AP-ja të martën.
Çaji përmban substanca që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit. Studimet e kaluara në Kinë dhe Japoni ku çaji i gjelbër është i popullarizuar, sugjeruan përfitime për shëndetin. Studimi i ri zgjeron lajmet e mira për pijen e preferuar në shumë vende të tjera: çaji i zi.
Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar për Kancerin në SHBA pyeti për zakonin e çajit afër gjysmë milioni të rritur në Britani, dhe më pas i ndoqi ata për 14 vjet. Ata u vështruan për faktorët shëndetësorë, socioekonomikë, pirjes së duhanit, alkoolit, dietës, moshës, racës dhe gjinisë.
Ata që pinin më shumë çaj – dy ose më shumë filxhanë në ditë – lidheshin me përfitime shëndetësore: 9% deri në 13% rrezik më të ulët të vdekjes nga çfarëdo shkaku, kundrejt atyre që nuk pinin çaj. Temperatura e çajit, ose shtimi i qumështit apo sheqerit, nuk ndryshuan rezultatet.
Maki Inoues-Choi, drejtuese e studimit, tha se nuk ka prova të mjaftueshme për të këshilluar ndryshimin e zakonit të çajit.
“Nëse veçse pini një filxhan çaj në ditë, mendoj se kjo është mirë”, tha ajo.
-
Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës
-
Edhe pesë filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun për sëmundje të mëlçisë
-
Si ndikon kafeja te mëlçia
-
Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë
-
2-3 filxhanë kafe në ditë mund ta ulin rrezikun nga demenca, por jo nëse është pa kafeinë