Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Alarmon mjeku i zorrëve: Mos e përdorni telefonin në tualet

Një gastroenterolog i ka paralajmëruar njerëzit për rreziqet e përdorimit të telefonave në tualet, derisa ka renditur disa këshilla se si të hiqet ky zakon.

Joseph Salhab ka thënë se qëndrimi i zgjatur ulur në tualet, i “inkurajuar” me përdorimin e telefonit, mund të çojë në zhvillimin e hemorroideve.

Pos kësaj, telefoni mund të preket edhe nga baktere të rrezikshme, ka shkruar DailyMail.

“Qëndrimi i zgjatur ulur kur jeni në tualet, ju vë në rrezikun e zhvillimit të hemorroideve, që mund të jenë të dhimbshme dhe me gjak. Përpiquni të kufizoni përdorimin e telefonit derisa jeni në tualet dhe përdorni një stol...Sepse kur i ngrehni këmbët, do ta keni më të lehtë (kryerjen e procesit)”, ka shtuar Salhab.

Ai ka këshilluar që të shtohen ushqimet me fibra dhe me fruta.

Edhe Përdorimi i telefonit në tualet rrit ndjeshëm rrezikun e hemorroideve Lifestyle Përdorimi i telefonit në tualet rrit ndjeshëm rrezikun e hemorroideve

“Rritni fibrat tuaja me fruta që mund të ndihmojnë në stimulimin e lëvizjes së zorrëve. Kjo përfshin gjëra të tilla si fruta kivi, mollë, dardhë, kumbulla të thata dhe vitamina C”, është shprehur doktori Salhab.

Sipas gastroenterologut, personat me probleme të hemorroideve duhet të konsumojnë më tepër ujë.