Është bërë e zakonshme që njerëzit t’i përdorin telefonat pak para se të flenë, edhe pse të gjithë e dinë se kjo nuk u bën mirë. Shfletimi në rrjete sociale, lojërat e ndryshme e nganjëherë edhe shikimi i përmbajtjeve krejt të pakuptimta nuk i bëjnë asnjë favor shëndetit. Gjithsesi, kjo shprehi është edhe më e rrezikshme se që mendohet. Ka studime të cilat kanë dëshmuar se ajo i bën dëm shëndetit dhe produktivitetit.
Efektet shëndetësore
Rrezet e kaltra
Rrezet e emetuara nga telefoni mund ta dëmtojnë ciklin e gjumit. Një studim i Harvardit ka treguar se ekspozimi në këto rreze gjatë natës mund ta pengojë ritmin e brendshëm, që vështirëson fjetjen dhe i mban njerëzit zgjuar. Prandaj disa njerëz përdorin syza kur qëndrojnë në kompjuter.
Stresi
Shikimi i pavëmendshëm i përmbajtjes online mund të rrisë nivelin e stresit. Tashmë jeni i lodhur nga tejinformatat që merrni gjatë ditës dhe shfrytëzimi edhe i më shumë përmbajtjeje përderisa përpiqeni të flini s’është ideja më e mirë e mundshme. Shikimi në një ekran me ndriçim e bën më të vështirë relaksimin.
Pagjumësia
Përdorimi i madh i telefonit në shtrat mund të çojë indirekt në pagjumësi (insomnia). Ky është kombinim që vjen pas efekteve të cekura më sipër. Nuk është befasi pse në ditët e sotme shumë njerëz vuajnë nga orari i çrregullt i gjumit.
Edhe
Koha e kaluar para ekranit në shtrat lidhet me cilësi të dobët të gjumit
Rreziku potencial i kancerit
Një studim më i vjetër ka treguar se ka lidhje në mes të rrezikut për kancer dhe sinjaleve të telefonave. Prandaj, ka shqetësime se çfarë rrezatimi i ekspozohet njeriu kur mban telefonin afër. Megjithatë ka edhe studime që thonë se s’ka rreziqe të tilla.
Mbytja e produktivitetit bëhet pasi që përdorimi i telefonit gjatë natës, para fjetjes shkakton humbje të fokusit, ndikon në shëndetin mendor e prish rutinën e mëngjesit pozitiv, pasi nuk ka ngopje me gjumë. Telashe tjetër është se përdorimi i telefonit natën shkakton varësi dhe njerëzit nisin t’i injorojnë partnerët. Në vend të telefonit, lexoni ndonjë libër, dëgjoni muzikë relaksuese apo edhe shkruani./makeuseof