Gjurmë të koronavirusit janë gjetur në paketime në Kinë, veçanërisht në dërgesat me karkaleca të ngrirë dhe krahë pulash të dërguara nga Amerika Jugore.
Kjo ka ngritur pyetje nëse virusi mund të transmetohet nga paketimet e ushqimeve, raporton BBC.
Teorikisht, mund të jetë e mundur ta marrësh infeksionin nga paketimet, derisa studimet laboratorike kanë treguar se virusi mund të mbijetojë për orë, nëse jo ditë, në disa materiale të paketimeve. Për më tepër, virusi është më i qëndrueshëm në temperatura të ulëta, e cila është zakonisht temperatura me të cilën transportohen ushqimet.
Mirëpo një mikrobiolog thotë se mundësia e transmetimit në sipërfaqe të pajetë është shumë e vogël, transmeton KOHA.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshohet se koronavirusi mund të përhapet në ushqimet e ngrira
-
Në Kinë gjendet koronavirusi edhe në karkaleca të detit të ardhur nga Ekuadori
-
A mund të infektohemi me koronavirus nga pakot që porosisim në Kinë
-
Shkencëtarët kinezë më në fund publikojnë informacionet për origjinën e COVID-19
-
Virusi COVID mund të qëndrojë në disa produkte ushqimore për disa ditë