Kur vjen puna te ushqimet që dentisti mund të mos ju rekomandojë t’i mbani në shtëpi, sheqeri është në maje të listës, raporton “The Sun”.
Nuk është sekret se ngrënia e shpeshtë e biskotave dhe ëmbëlsirave mund të shkaktojë prishje të dhëmbit te fëmijët dhe të rriturit.
Nuk është vetëm sheqeri që dëmton dhëmbët tuaj, edhe ushqimet e kripura dhe të gatshme mund të fajësohen.
Sipas doktoreshës Nyree Whitley, shefe klinike e lartë në “mydentist”, ushqimet e shpejta të kripura që ju preferoni mund të “ushqejnë bakteret dhe pjesën e dëmtuar të dhëmbit” në gojën tuaj, duke rritur rreziqet për prishje të dhëmbit.
Dhe nëse ju konsumoni ushqime të gatshme që vetëm ngrohen në mikrovalë në fund të një dite të gjatë, me shumë gjasë ju nuk po i bëni asnjë të mirë dhëmbëve tuaj.
Ushqimet e procesuara që përtypen lehtë mund të rrisin rreziqet që fëmija juaj të humbë dhëmbët dhe të ketë probleme me të folur më vonë në jetë, thotë Whitley.
Ekspertja dentare ka gjetur katër lloje të ushqimeve dhe pijeve që ajo kurrë nuk do t’i lejonte në shtëpinë e saj.
Pijet energjike
Pijet energjike kanë edhe sheqer dhe janë acidike.
Edhe pse ju japin energji të përkohshme kur keni nevojë, ato nuk do t’ju ndihmojnë në shëndetin e dhëmbëve, ka paralajmëruar Whitley.
“Shumica e pijeve energjike përmbajnë nivele të larta të sheqerit dhe acidit, që mund të dëmtojnë enamelin (shtresa mbrojtëse e dhëmbit) tënd, dhe të shkaktojë prishje të dhëmbit”, ka deklaruar ajo.
“E dhëna e parë mund të jetë ndjeshmëria ndaj temperaturës dhe sheqerit”, shtoi ajo.
Nëse nuk mundeni pa shtysën tuaj energjike, sipas saj, ju mund të përdorni alternativa pa sheqer.
“Ju mund ta gjeni fitimprurëse nëse i pini përmes një fyshti për pije, shpërlani gojën me ujë pasi t’i pini dhe për të reduktuar aciditetin dhe prit rreth një orë para se të pastroni dhëmbët”, deklaroi ajo.
Patatinat
Nishesteja në patatina mund të ngjitet në dhëmbët tuaj dhe të ushqejë dëmtimin e dhëmbëve.
“Patatinat zakonisht kanë përmbajtje të lartë të nishestesë, që me kalim të kohës, bëhet sheqer dhe mund të ushqejë bakteret dhe dëmtimet e dhëmbit”, ka deklaruar dentistja.
“Në disa raste, kjo mund të shkaktojë kalbje të dhëmbit, si pasojë e teksturës së tyre, dhe mund të mbesë në dhëmbët tuaj dhe të shkaktojë probleme për salivën të pastrojë pjesët e ushqimit, që mund të shkaktojnë rritje të dëmtimit të dhëmbëve, mund edhe të shkaktojë tharje të gojës që shkakton kalbje të dhëmbëve”, ka shtuar ajo.
Si zgjidhje më e mirë është të hani patatina me masë, dhe do të ulni gjasat për dëmtim.
Ëmbëlsirat
Sheqeri mund të tresë enamelin në dhëmbët tuaj.
“Kur hamë sheqer, bashkëvepron me bakteret në dëmtimet e dhëmbëve për të prodhuar acid, që ngadalë mund ta tresë enamelin në dhëmbët tuaj dhe të krijojë vrima”, ka deklaruar dentistja.
“Nëse preferoni shije të ëmbla, provoni të shijoni sheqer në mënyrë të balancuar dhe mundohuni për opsione të paprocesuara të sheqerit kur keni mundësi”, ka shtuar ajo.
Kjo përfshin ushqimin natyral të ëmbël siç janë frutat.
Por nëse ju pëlqejnë shumë tortat dhe ëmbëlsirat e llojeve të tjera, provoni të ndërroni ato për çokollatë të zezë, shijoni disa copëza në masë për ta mbajtur buzëqeshjen tuaj të shëndetshme.
Vakte të gatshme
Zakonisht vaktet e gatshme përmbajnë sasi të mëdha të aditivëve dhe sheqer.
Ushqimet e përpunuara shumë (UPF) i referohen ushqimeve që janë ndryshuar shumë nga gjendja e tyre origjinale dhe përmbajnë ingredientë që ju nuk do t’i gjenit zakonisht në kuzhinën tuaj.
Mendoni produktet e mishit si proshuta dhe suxhuku, si dhe biskotat e paketuara dhe akullorja, patatinat, pijet e gazuara, jogurtët me fruta dhe buka e supermarketit.
Shumë dëshmi kanë provuar se këto ushqime lidhen me rrezikshmëri të lartë të obezitetit, sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit të zorrëve, me ushqimin e shpejtë që lidhet me 32 sëmundje në një studim të publikuar vitin e kaluar.
Në të njëjtën kohë, studimet e kryera kanë zbuluar se UPF-ja ka lidhje shumë me rrezikun e vdekjes së hershme.
Sipas doktoreshës Whitely, kjo kategori e ushqimeve mund të shkaktojë edhe probleme të shëndetit oral.
“Studimet e fundit kanë zbuluar se UPF-të mund të jenë shkaktarë të ndryshimit të formës së nofullës dhe dhëmbëve te fëmijët, që mund të qojë në dobësim të nofullës”, ka shtuar ajo.
“Nëse nofullat e fëmijëve nuk zhvillohen si duhet, kjo mund të shkaktojë shumë probleme të shëndetit oral gjatë jetës së tyre, siç janë probleme në ngrënie, humbje të dhëmbit, ose probleme të të folurit”, ka deklaruar dentistja.
“UPF-të zakonisht përmbajnë sasi të mëdha të aditivëve, shpesh edhe sheqer, që mund të shkaktojë kalbje të dhëmbit nëse nuk shijohet si pjesë e një diete të balancuar”, ka shtuar ajo.
“Jemi duke parë rritje në kalbje të dhëmbëve kur vjen te shëndeti oral i fëmijëve, që zakonisht lidhet me UPF-të siç janë pijet e gazuara, patatinat, çokollatat dhe ëmbëlsirat”, ka deklaruar dentistja.
“Gjithsesi, disa ushqime të tjera të procesuara, siç janë vaktet e gatshme, zakonisht përmbajnë nivel të lartë të aditivëve dhe sheqer që mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tonë oral”, ka shtuar ajo.
Doktoresha Whitley ka deklaruar se UPF-të janë pjesë e dietës së njerëzve si pasojë e kostos dhe lehtësisë së përgatitjes. Ajo ka sugjeruar se është e rëndësishme që prindërit të sigurohen se fëmijët e tyre janë duke shijuar ushqimet si patatinat, pijet me gaz, dhe vaktet e procesuara dhe të mbajnë një dietë të balancuar, me kontrolle të shpeshta te dentisti për ta mirëmbajtur shëndetin oral.