Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ilaçi për kancerin tregon sukses për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Kompania farmaceutike spanjolle PharmaMar ka filluar fazën e tretë të provave klinike të përdorimit të ilaçit të kancerit Aplidin për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Kjo kompani të premten ka thënë se ka arritur qëllimin duke ofruar siguri dhe efikasitet me këtë ilaç për të filluar fazën e tretë, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kompania tha se 80.9 për qind e pacientëve janë liruar nga spitali para ditës së 15-të nga fillimi i trajtimit të tyre aty dhe 38.2 për qind para ditës së 8-të.

“Me këto të dhëna, kompania do të fillojë në ditët në vijim bisedimet me agjencitë rregullatore për të përcaktuar fazën e tretë të studimit të Aplidinit në pacientë me COVID-19, të cilët kërkojnë trajtim në spital”, ka thënë në një deklaratë PharmaMar.