Lifestyle

Disenjatorja Rugova së shpejti sjellë koleksion të ri për pranverë/verë

Disenjatorja Krenare Rugova është në përgatitje e sipër të koleksionit më të ri për pranverë/verë, dhe nga ajo se çfarë u kuptua, veshjet që do të prezantohen mund të konsiderohen si një vepër arti.

E themi këtë pasi disenjatorja Rugova, e cila si çdoherë tjetër e veçantë në thelbin e punëve të saj, ka zgjedhur një teknikë interesante për kreacionet e reja.

Ngjyrosjen apo pikturimin e tekstilit.

Emisioni “Fashionista” i KTV-së ju sjell gjithë këtë proces, të realizuar nga vet disenjatorja e cila zbulon disa nga detajet që e përbëjnë koleksionin që pritet të prezantohet së shpejti.

Shikoni videon.