Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një koleksion të ri mode, në kuadër të albumit të saj “Radical Optimism”.
catch em before summer goes!!! new radical optimism collection out now !!!!!! https://t.co/DxYeUnlzt9 pic.twitter.com/k5BsTEz7d0
— DUA LIPA (@DUALIPA) August 6, 2024
Ky koleksion përmban aparat fotografik të stilit “vintage”, çorape, bluzë me mëngë të shkurtra, kostum për larje, peshqir, e gomë në formë të yllit. Secili nga produktet e koleksionit përmban mbishkrimin “Radical Optimism’ dhe formën e yllit.

Lajmin se ka bërë produkte të reja në kuadër të albumit të fundi, e ka bërë të ditur vetë Lipa përmes llogarive të saj zyrtare në rrjete sociale.
Ajo ka shkruar se koleksioni veror me produkte të reja “Racial Optimism” është gati, ku ka ndarë edhe linkun për blerje nga uebfaqja zyrtare.
“Kapini para se të shkojë vera!!! Koleksioni i ri ‘Radical Optimism’ në shitje tani!!!”, ka shkruar këngëtarja.
-
Dua Lipa me “Optimizëm Radikal” në muzikën dhe aktivitetet e saj
-
Çfarë e inspiroi Dua Lipën ta titullojë albumin e ri “Radical Optimism”?
-
Dua Lipa përmbyll turneun dhe publikon projektin filmik “Live From Mexico”
-
Dua Lipa i befason fansat me një superduet gjatë turneut në SHBA
-
Dua Lipa s’e lë Prishtinën jashtë turneut botëror “Radical Optimism”