Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pesë shprehi të thjeshta që duhet t’i nisni nga janari

Nëse dëshironi që më 2019 të kujdeseni më shumë për shëndetin, duhet të gjeni disa rrugë për të ndikuar në këtë aspekt.

Që të keni sukses dhe të jeni më mirë me shëndetin gjatë tërë vitit, që në janar duhet të nisni me këto pesë shprehi të thjeshta:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të ndalni pijet e gazuara

Çdo dietë e lehtë mund të ndikojë mirë në shëndet, por ndalja e pijeve të gazuara dhe sheqerërave patjetër që ndikon shumë për të mirë në shëndet. Pijet me shumë sheqer lidhen me shumë sëmundje, përfshirë diabetin deri te problemet me veshka.

Ecni më shumë

Nëse synimi për fitnes ka dështuar vit pas viti, bëni mirë të nisni të paktën të ecni më shumë. Ecja prej 35 minutave në ditë redukton rrezikun për sulm në zemër e sëmundje tjera.

Shfrytëzoni dritën natyrale

Shfrytëzimi i dritës natyrale lidhet me reduktimin e rrezikut për depresion dhe për përmirësim të shëndetit të syve.

Shijoni masazhin

Një masazh është i nevojshëm për largimin e stresit, por është i rëndësishëm edhe për shëndetin e njeriut. Sipas një studimi, benefitet e masazhit shkojnë përtej relaksit.

Vizitoni hapësira të gjelbra

Çdo vizitë në hapësira të gjelbra, apo edhe ato me lumenj apo liqene, redukton problemet në frymëmarrje, rrezikun për kancer të gjirit te gratë dhe përmirëson shëndetin mental.