Kosova njihet si vend me mbulueshmëri të mirë të imunizimit (vaksinimit). Sipas profesionistëve nga fusha e shëndetit publik, Kosova renditet në mesin e shteteve më të suksesshme në botë sa i përket imunizimit, me 95 për qind të popullatës së vaksinuar. Kurse sfidë më vete mbetet mbulueshmëria e vaksinimit të 5 për qind të popullatës, që i përkasin komuniteteve romë, ashkali e egjiptian.
Përkundër përpjekjeve të bëra nga zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, kjo kategori e shoqërisë vazhdon të mos jetë tërësisht e vaksinuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas ekspertëve të fushës së shëndetësisë, vaksinat mund të mbrojnë nga 23 viruse të ndryshme dhe dy lloje kanceri. Vitet e fundit janë duke u zhvilluar një numër më i madh vaksinash, përfshirë një për virusin HIV, që shkakton sëmundjen e AIDS-it apo SIDA-s. Por, me gjithë këto përparime, shumë njerëz në botë zgjedhin të mos bëjnë vaksina as për vete, as për fëmijët e tyre.
(Shkrimin e plotë mund t lexoni në Radio Evropa e Lirë)