Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e ka kuptuar se është bërë yll në rrjetin social TikTok, gjatë vizitës që ka zhvilluar të enjten në një spital në Kiev.
Një 16-vjeçare e plagosur, të cilën ai po e vizitonte, ia ka bërë me dije presidentit se ai është shndërruar në njeriun më të pëlqyer në TikTok.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të gjithë të mbështesin në TikTok”, ka thënë Katya Vlasenko, e cila ka mbetur e plagosur, pasi vetura e familjes së saj ishte gjuajtur me armë gjatë përpjekjes për të ikur, raportoi BBC-ja.
Ndërkohë, presidenti 44-vjeçar i është përgjigjur asaj duke i thënë “domethënë ne e paskemi okupuar TikTok-un”.
Zelenskyy po ashtu ia ka dhënë vajzës një buqetë me lule, duke i thënë se “nuk është e lehtë, por ne jemi duke e bërë gjënë e duhur”.