Rupert Grint ka thyer rekordin e David Attenboroughit për arritjen më të shpejtë të një milion ndjekësve në Instagram. Këtë shifër “të magjishme” ish-ylli i “Harry Potterit” e arriti për katër orë e një minutë.
Postimi i tij i parë ishte një fotografi me të bijën.
32-vjeçari në postimin e parë shkroi me shaka se ishte “vetëm” dhjetë vjet me vonesë në Instagram. Ka shtuar se dëshironte t’ia prezantonte botës të bijën e tij.
Ai u bë baba për herë të parë më herët sivjet.
Grint u bë i famshëm me rolin e Ron Weasleyt në tetë filmat “Harry Potter” nga viti 2001 deri më 2011.
Këtë rekord në Instagram më herët e mbante ambientalisti David Attenborough, që iu bashkua rrjetit social në shtator 2020 dhe arriti një milion ndjekës për katër orë e 44 minuta. Postimi i tij i parë ishte një video për ngrohjen globale.
-
Angelina Jolie thyen rekordin e Rupert Grint në Instagram me tregimin emocional
-
Rekordet e rrjeteve sociale më 2020
-
Sir David Attenborough thyen rekord për ndjekës në Instagram
-
Robert Downey Jr. e quan marrëzi idenë se influencerët janë “yjet e së ardhmes”
-
Radcliffe për aktorin e ri të Harry Potterit: Do të jetë më i mirë se unë