Kuriozitet

Vrima e zezë miliona vjet e vjetër

Shkencëtarët kanë zbuluar vrimën e zezë më të vjetër deri më tani, një bishë kozmike e formuar vetëm 470 milionë vjet pas Big Bengut. Gjetjet nga teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s dhe Observatori i Rrezeve X Chandra konfirmojnë se vrimat e zeza supermasive ekzistonin në fillimin e universit.

Duke qenë se universi është 13.7 miliardë vjet i vjetër, vlerësimet vendosin moshën e kësaj vrime të zezë, të njohur si UHZ1, në 13.2 miliardë vjet.

Edhe më befasuese për shkencëtarët, kjo vrimë e zezë është e madhe - 10 herë më e madhe se vrima e zezë në Rrugën tonë të Qumështit.

Gjetjet konfirmojnë ato që deri tani ishin teoritë se vrimat e zeza supermasive ekzistonin në fillimin e universit.

Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA-s dhe Observatori i Rrezeve X Chandra u bashkuan gjatë vitit të kaluar për t’i bërë vëzhgimet.

Besohet se peshon diku nga 10% në 100% të masës së të gjithë yjeve në galaktikën e saj, sipas autorit kryesor Akos Bogdan të Qendrës Harvard-Smithsonian për Astrofizikën.

Studiuesit besojnë se vrima e zezë u formua nga retë kolosale të gazit që u shembën në një galaktikë ngjitur me atë me yje.

Të dy galaktikat u bashkuan dhe vrima e zezë u zmadhua.

Dy teleskopët hapësinorë - Webb dhe Chandra - kanë përdorur një teknikë të quajtur lente gravitacionale për ta zmadhuar rajonin e hapësirës ku ndodhet kjo galaktikë, UHZ1, dhe vrima e saj e zezë.

Teleskopët përdorën dritën e një grupi shumë më të afërt galaktikash, vetëm 3.2 miliardë vjet dritë nga Toka, për të zmadhuar UHZ1 dhe vrimën e saj të zezë shumë më larg në sfond.

I nisur në vitin 2021 në një pikë 1.6 milion kilometra larg, Webb është observatori astronomik më i madh dhe më i fuqishëm i dërguar ndonjëherë në hapësirë; e sheh universin në infra të kuqe.

Chandra shumë më e vjetër ka vizion me rreze X; ai ka rënë në orbitë në vitin 1999 në anijen kozmike Columbia.

Më vonë, të njëjtin vit, NASA ka zbuluar imazhet e saj të para të supernovës Cassiopeia-A.

Gati një çerekshekulli më vonë, Chandra ende po kontribuon në të kuptuarit tonë të universit.