Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zbulohet një vrimë e zezë 30 miliardë herë më e madhe se dielli

Shkencëtarët kanë zbuluar një vrimë jashtëzakonisht të madhe, që e tejkalon madhësinë e diellit për 30 miliardë herë, ka shkruar DailyMail të mërkurën.

Ajo u evidentua qindra miliona vite drite larg, ndërsa shkencëtarët kanë thënë se ky moment është tejet emocionues pasi po bëhet fjalë për një nga vrimat më të mëdha ndonjëherë.

Studiuesit e Universitetit Durham në Karolinën e Veriut në SHBA kanë deklaruar se kanë nisur hulumtimet rreth kësaj vrime të zezë.

Lexo edhe: A mund të udhëtojmë në kohë

Vrimat e zeza janë objekte jashtëzakonisht të mëdha që formohen në periudhën kur një yll masiv shpërthen. Ashtu si planetët dhe yjet, vrimat e zeza posedojnë fusha gravitacionale rreth tyre.

Fusha gravitacionale është ajo që e mban të mbërthyer Tokën dhe ia mundëson asaj të rrotullohet rreth Diellit.

Si rregull, sa më të mëdha që janë vrimat e zeza, aq më të mëdha janë fushat e tyre gravitacionale.

Edhe A e dini se ka më shumë yje në hapësirë sesa kokrra rëre në të gjithë botën Kuriozitet 3 muaj më parë A e dini se ka më shumë yje në hapësirë sesa kokrra rëre në të gjithë botën

Fushat gravitacionale të vrimave të zeza janë aq të forta sa mund ta përthithin edhe dritën, që njihet si më e shpejta në shkencë.

Kjo është arsyeja pse vrimat quhen “të zeza”, ngase as drita s’mund të “mbijetojë” brenda tyre.