Një burrë në Kaliforni i cili ishte tallur me vaksinat COVID-19 në rrjetet sociale, ka vdekur pas një beteje disa mujore me virusin.
Stephen Harmon, një anëtar i kishës Hillsong, ka qenë një zë kundërshtar i vaksinave, duke bërë një seri të shakave rreth asaj se ato nuk duhet të merren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam 99 probleme por vaksina nuk është një prej tyre”, kishte shkruar 34-vjeçari në Twitter në muajin qershor, aty ku ndiqet nga 7,000 ndjekës.
Ai po trajtohej për pneumoni dhe COVID-19 në një spital jashtë Los Anxhelosit, ku edhe vdiq të mërkurën.
Gjatë qëndrimit në spital, Harmon vazhdimisht ishte munduar të luftojë për jetën e tij, duke shpërndarë fotografi të tij nga krevati i spitalit.
“Ju lutem të luteni për mua, ata duan të më intubojnë dhe të më vendosin ventilatorin”, kishte shkruar në Twitter, derisa në ditën e vdekjes edhe kishte vendosur të intubohej.
Pavarësisht gjendjes së tij të rënduar shëndetësore si pasojë e koronavirusit, ai ende vazhdonte të thoshte se refuzon të vaksinohet, duke deklaruar se feja e tij do ta mbronte.