Një burrë 69-vjeçar ka vdekur pas një përleshje, në protestat mbi konfliktin Izrael-Hamas të mbajtura dielën pasdite në Thousand Oaks, Kaliforni, raporton “CBS News”.
Autoritetet policore e kanë identifikuar 69-vjeçarin si Paul Kessler, një protestues pro-izraelit. Federata Hebraike e Los Angelesit e ka përshkruar viktimën si një “burrë të moshuar hebre” dhe ka pretenduar se një protestues pro-palestinez e ka goditur atë me një megafon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike ka denoncuar sulmin e supozuar dhe ka shprehur mbështetjen për komunitetin hebre.
Është raportuar se situata ka ndodhur rreth orës 15:20 në kryqëzimin e Bulevardit Westlake dhe Bulevardit Thousand Oaks, ku po zhvilloheshin dy protesta njëkohësisht, një pro-izraelite dhe një pro-palestineze. Dëshmitarët u kanë thënë hetuesve se një protestues pro-palestinez goditi Kesslerin, i cili më pas u rrëzua me kokë në tokë.
Ai u dërgua në spital ku vdiq një ditë më vonë.
Pas ekzaminimit të viktimës, autoritetet e kanë klasifikuar vdekjen e tij si vrasje. Hetimet mbi rastin po vazhdojnë ende.