Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kid Rock refuzon të këndojë aty ku kërkohet vaksina anti-COVID

Kid Rock ka deklaruar se do të refuzojë të këndojë në çfarëdo vendi që kërkon dëshmi të vaksinës kundër COVID-19, në turneun e tij të ardhshëm.

“Ka pasur shumë diskutime rreth detyrimit për të marrë vaksinën. Njerëzit thonë ‘nuk do të shkoj atje sepse është e obliguar ta kesh vaksinën’”, ka deklaruar këngëtari i hitit “All Summer Long”, përmes një videoje të publikuar në faqen e tij në Facebook.

“Nëse mendoni se do të këndoj këngët “Don’t Tell Me How To Live” dhe “We the People”, derisa njerëzit i mbajnë maskat dhe kartat e mallkuara të vaksinimit, kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë artisti 51-vjeçar, një ditë para se tiketat për turneun e tij të ardhshëm “Bad Reputation” të dalin në shitje.

Duke pretenduar se ekipi i tij ka kryer kërkime për të siguruar që të gjitha ndalesat në turneun veror në 26 qytete nuk do të kërkojnë prova të vaksinës COVID-19, Kid Rock ka thënë se nëse disa dështojnë ose vendosin detyrime të maskës "Më beso, nuk ke pse të shqetësohesh për kthimin e parave të tua sepse as unë nuk do të paraqitem”.

Muzikanti dhe mbështetësi i zëshëm i ish-presidentit Trump ka kritikuar më parë përpjekjet për zbutjen e pandemisë. Në fillim të kësaj jave, ai publikoi një këngë kundër presidentit Biden të titulluar "Ne njerëzit", e cila thumboi Anthony Faucin, ekspertin kryesor të sëmundjeve infektive në vend, dhe përfshinte rreshta të tillë si: "Vishni maskën tuaj. Merrni pilulat tuaja. Tani një brez i tërë është i sëmurë mendor”, etj.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) i kanë këshilluar amerikanët të mbajnë maska ​​​​"për të mbrojtur veten dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19".

Edhe Chris Rock preket me COVID-19, bën thirrje për vaksinim Showbiz Chris Rock preket me COVID-19, bën thirrje për vaksinim

Në fillim të kësaj jave, numri mesatar i vdekjeve nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara tejkaloi nivelin e tij në kulmin e rritjes së Deltës vjeshtën e kaluar.

Ai shënoi gjithashtu pikën më të lartë që nga dimri i kaluar. Ndërkohë, më shumë se 850,000 amerikanë kanë vdekur nga COVID-19.