Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Chris Rock preket me COVID-19, bën thirrje për vaksinim

Chris Rock është diagnostikuar me COVID-19.

Komediani i famshëm amerikan 56-vjeçar, ka bërë të ditur se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, përmes një mesazhi të shpërndarë të dielën në llogarinë e tij në Twitter.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Hej njerëz, sapo e kuptova se jam me COVID-19. Më besoni, nuk do ta dëshironit. Vaksinohuni”, ka shkruar Rock në Twitter.

Aktori pati bërë të ditur muaj më parë se e ka marrë vaksinën kundër COVID-19 në fillim të këtij viti.