Autoritetet e kontrollit dhe kujdesit të kafshëve i kanë dhënë “lejen” një vajze në Kaliforni ta ketë në posedim një “kafshë njëbrirëshe”.
Siç shkroi Upi, vajza iu shkroi letër zyrtarëve të autoriteteve amerikane që t'ia mundësojnë ta ketë një lodër të tillë në pronësi, derisa përgjigjen e mori brenda një kohe të shkurtër.
“Do të doja miratimin tuaj nëse mund të kem një njëbrirësh në oborrin tim. Ju lutemi më dërgoni një përgjigje”, thuhet në letrën e vajzës.
Përgjigja erdhi menjëherë.
“E lavdërojmë dëshirën e Madelines që ta ketë në pronësi një kafshë shtëpiake dhe të mbajë një njëbrirësh në Los Angeles. Ne i dhamë asaj licencën e miratuar”, u tha nga ekipi i mbrojtjes së kafshëve.
Njëbrirëshi është krijesë legjendare, e ardhur nga lashtësia. Kafsha në fjalë, që kryesisht personifikonte një kali, kishte një bri të madh në ballë dhe posedonte fuqi të mbinatyrshme.
-
Cili ka qenë roli i qenve për ndeshjet e Botërorit?
-
Humb licencën shkolla ku Paris Hilton tha se ishte abuzuar gjatë adoleshencës
-
Miley Cyrus bëhet me “Barbien” e saj të personalizuar
-
Dhia Messi - në Kansas City punon për bimësinë e padëshiruar
-
Ekspertët paralajmërojnë: Lodrat me AI mund të rrezikojnë privatësinë e fëmijëve