Njerëzit janë një hap më afër për të komunikuar me jashtëtokësorët.
Instituti SETI, që është një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për të kuptuar jetën në hapësirë, ka simuluar një sinjal jashtëtokësorë që është lëshuar nga një raketë që gjendet në orbitën e Marsit rreth orës 15:00 të mërkurën me kohë evropiane.
Valët e radios kaluan na hapësirë me shpejtësi të dritës dhe i kapën nga tri teleskopë masiv brenda 16 minutave, raporton “Daily Mail”.
Ky ushtrim, i pari i këtij lloji, kishte për qëllim të përgatisë shkencëtarët kur në të ardhmen qeniet jashtëtokësore kontaktojnë me planetin tonë.
Shkencëtarët në SHBA dhe Itali u shprehën shumë të lumtur kur mesazhi u paraqit në ekran kompjuterik, dhe shkarkuan valët e radios.
Edhe
Shkencëtarët ende pa informacione për burimin misterioz që dërgoi sinjale nga hapësira
Njerëzit në Tokë me një radio më të vjetër po ashtu kanë mundur të kapin sinjalin në 8.4 gigahertz – ndonëse nuk ishte sinjali i plotë.
Ekipi po i mban sekret detajet kyçe të këtij testimi – përfshirë tipin e sinjalit dhe çfarë ishte shkruar në të.