Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zbulohet një objekt misterioz në hapësirë me tinguj të pazakontë

Një ekip astronomësh nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts të SHBA-së po pretendon se ka hasur një objekt misterioz miliarda vite dritë larg nga Toka, që po nxjerr tinguj të çuditshëm.

Siç raportoi “Dailymail” të mërkurën, zhurma e objektit ngjan me rrahjet e zemrës, e ky po konsiderohet si sinjali më i qartë i regjistruar deri më sot.

Edhe pse ende nuk janë të sigurt për prejardhjen e tij, astronomët thanë se sinjali mund të vijë nga një yll neutron, i një madhësie të madhe. Shpejtësia e sinjalit është disa milisekonda.

Të martën, NASA shënoi një ndër sukseset më të mëdha deri më tani, duke filmuar hapësirën e largët nëpërmjet teleskopit James Webb, me një qartësi të jashtëzakonshme.