Astronomët kanë zbuluar një shpërthim misterioz të radiovalëve që u janë dashur 8 miliardë vjet që të arrijnë të kapen në Tokë. Shpërthimi i shpejtë është një nga më të largëtit dhe më energjikët që janë vërejtur ndonjëherë.
Shpërthimet e shpejta të radiovalëve, ose FRB, janë shpërthime intensive milisekondëshe të valëve me origjinë të panjohur. FRB-ja e parë u zbulua në vitin 2007, dhe që atëherë, qindra nga këto ndezje të shpejta kozmike janë zbuluar që vijnë nga pika të largëta në të gjithë universin, shkroi CNN.
Shumë FRB lëshojnë radiovalë super të ndritshme që zgjasin maksimumi disa milisekonda përpara se të zhduken.
Radioteleskopët kanë ndihmuar astronomët të gjurmojnë këto ndezje të shpejta kozmike, duke përfshirë grupin e radioteleskopëve ASKAP, të vendosura në shtetin Wajarri Yamaji në Australinë perëndimore.