Kuriozitet

Syzet e shekullit të 17-të që do të shiten miliona dollarë

Dy palë syze të shekullit të 17-të pritet të shiten miliona dollarë në ankand qw do tw hapet muajin e ardhshëm.

Syzet e veshura me xhevahire dhe lente prej diamanti e smeraldi, besohet se fillimisht i përkisnin mbretërve në Perandorinë Mughal, e cila dikur sundonte mbi nënkontinentin Indian.

Sipas kryetarit të shtëpisë së ankandeve Sotheby’s në Lindjen e Mesme dhe Indi, Edward Gibbs, syzet janë një shembull jashtëzakonisht i rrallë i mjeshtërisë së bizhuterive Mughal.

“Me sa dimë ne, nuk ka të tjera si ato”, tha ai.

Lentet e të ashtuquajturave syze “Halo of Light”, besohet se janë marrë nga një diamant i vetëm 200 karatësh i gjetur në Golconda, një rajon në shtetet e sotme indiane të Andhra Pradesh dhe Telangana. Sotheby’s vlerëson se diamanti origjinal ishte ndoshta më i madhi i gjetur ndonjëherë.

Syzet që do të shfaqen në publik për herë të parë, janë të dizajnuara për të ndihmuar personin që i mban “të arrijë dritën” dhe “të shmangë të keqen”.

Gurët e çmuar ishin shumë të vlerësuar në traditat e atëhershme. Sipas Gibbsit, diamantet lidheshin me “dritën qiellore” dhe “ndriçimin” në shoqëri. E gjelbra është gjithashtu një ngjyrë e lidhur ngushtë me parajsën, shpëtimin dhe jetën e përjetshme në Islam, feja e praktikuar nga sundimtarët Mughal.

Perandoria Mughal ishte e njohur për mjeshtërinë e bizhuterive në të gjithë Azinë Jugore. Në shekullin e 17 -të, nënkontinenti Indian ishte “burimi i vetëm i diamanteve në botë”, sipas Gibbsit. Rajoni ishte, shtëpia e disa prej teknikave më të përparuara të epokës.

Sotheby’s vlerëson se syzet do të shiten nga 2.1 milionë dollarë deri në 3.5 milionë dollarë secila. Dhe megjithëse mund të jenë të vjetra me shekuj, ato duken jashtëzakonisht të kohës dhe trendi. \a2news

{gallery}