Kuriozitet

Superhëna e fundit për këtë vit

superhena

Foto: Getty

Mbani sytë nga qielli këtë javë për ta parë superhënën e fundit të këtij viti.

Superhëna e plotë e dhjetorit, e quajtur hëna e ftohtë, do të shihet të enjten, shkroi CNN.

“Të enjten, hëna do të ngrihet menjëherë pas perëndimit të diellit, prandaj është edhe e plotë sepse është përballë diellit”, ka thënë Noah Petro, shkencëtar për misionin Artemis III në Nasa.

Një superhënë shfaqet kur hëna arrin në pikën më të afërt me planetin tonë.

Sipas parashikimeve, shfaqjet e fundit të meteorëve këtë vit do të ndodhin mes 13-14 dhjetorit dhe 21 e 22 dhjetorit.