Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Sipërmarrësi shqiptar tregon si e bëri të famshëm byrekun tradicional

Ushqimet tipike shqiptare kanë “pushtuar” botën dhe kjo falë shqiptarëve të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre në shtete të tjera.

Filip Kajtazi sipërmarrës tregoi në një intervistë në “Euroneës Albania” se byreku më i preferuar është ai me mish, por shtoi se klientët amerikanë preferojnë edhe flinë që iu duket shumë e veçantë.

Ai tregoi se i kanë ardhur shqiptarë nga të gjitha vendet e botës vetëm për të ngrënë byrekun tradicional.

“Ai që preferoj unë më shumë është byreku me spinaq. Kur kemi ardhur në fillim s’kemi pasur mundësi ekonomike, mishi ishte i shtrenjtë dhe nëna na bënte byrek me spinaq. Amerikanët e pëlqejnë shumë edhe flinë, që e shoqërojnë me kos. Vijnë shqiptarë nga Zvicra, Austria, Australia që të hanë byrekun tradicional dhe thonë se është njësoj sikur po hanë byrekun në Kosovë dhe Shqipëri”, tregoi sipërmarrësi.