Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shtetet më të bukura në botë

Turistët nga anë e mbanë bota i kanë zgjedhur vendet më të bukura të vitit – ndërkaq lista përfshin vende ideale për adhuruesit e plazheve, adhuruesit e hiking-ut, etj.

Më poshtë ju sjellim katër shtetet më të bukura në botë, ku, sipas turistëve, Skocia rezulton të jetë e para!

AFRIKA JUGORE

Turistët e vizitojnë Afrikën Jugore për shkak të pamjeve ikonike nga maja e malit Table.

Por, edhe vera unike, koha e përsosur për plazh dhe Safari janë ato që i tërheqin turistët në këtë vend, transmeton televizioni publik.

Edhe 10 plazhet më të bukura në botë Kuriozitet 10 plazhet më të bukura në botë

Parku Nacional Kruger do ta lë gojëhapur mendjen e çdo adhuruesi të aventurave. Ky shtet është shtëpi e mijëra elefantëve, buallve afrikanë dhe leopardëve.

Image

ZELANDA E RE

Ata që i “mbijetojnë” fluturimit të gjatë për në Zelandën e Re do të shpërblehen me diversitetin e florës dhe faunës vendore.

Ky shtet është shtëpi e kodrave magjepsëse, plazheve, ujëvarave dhe fjordeve të njohura në botë.

Image

KANADA

Edhe Vendet më të mira evropiane  për adhuruesit e natyrës Kuriozitet Vendet më të mira evropiane për adhuruesit e natyrës

Qytetet vibrante dhe parket e mahnitshme nacionale janë në mesin e karakteristikave më të famshme të Kanadasë.

Parku më i madh nacional i këtij vendi, ai “Wood Buffalo”, është më i madh sesa shteti i Zvicrës.

Image

SKOCIA

Udhëtarët e vizitojnë Skocinë për t’u mahnitur nga kështjellat e bukura, plazhet e pafundme dhe liqenet e mrekullueshme.

Edhe Zvicra, për herë të tretë, shteti më i mirë në botë Kuriozitet Zvicra, për herë të tretë, shteti më i mirë në botë

Nuk është çudi se çiklizmi dhe hikingu janë aktivitete që çdo njeri duhet t’i bëjë në këtë vend.

Shtigjet e gjata të ecjes, siç është ai “West Highland Way”, “Great Glen Way” dhe “Southern Upland Way” janë në mesin e shtigjeve më të mira në botë për adhuruesit me përvojë të hikingut.

Image