Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vendet më të mira evropiane për adhuruesit e natyrës

Ekspozimi më i madh ndaj natyrës shoqërohet me shëndet dhe mirëqenie më të mirë, kështu që nuk është çudi që shumë prej nesh mendojnë të jetojnë larg zonave urbane në kërkim të hapësirave më të gjelbra e ajrit të pastër.

“Uswitch” ka eksploruar se cilat vende evropiane janë më të mirat për adhuruesit e natyrës. Për ta zbuluar, ekspertët kanë krijuar një sistem indeksi që përfshin disa faktorë në 33 vende: pyjet, toka e sheshtë, mbulimi me ujë, numri i kafshëve të egra dhe shtigjet e ecjes.

Vendet më të shëndetshme për të jetuar:

Zvicra

Duke pasur parasysh malet e bukura dhe peizazhet mahnitëse alpine, nuk është çudi që është në krye të listës. Me 14 për qind mbulim me ujë dhe 767 lloje unike të kafshëve të egra, ky vend evropian mori notën 7.22.

Edhe Zbulohet cili është qyteti më i mirë për të jetuar për 2026-n Kuriozitet 2 j. më parë Zbulohet cili është qyteti më i mirë për të jetuar për 2026-n

Sllovenia

Sllovenia është vendi më i pyllëzuar (71.46 për qind), dhe në renditjen e përgjithshme fitoi 6.65.

Kroacia

Kroacia gjendet në këtë listë falë shtigjeve të ecjes dhe specieve unike të kafshëve të egra. Ajo ishte në vendin e tretë me rezultatin 6.60.

Austria

Me një rezultat përfundimtar prej 6.15, Austria i është bashkuar Zvicrës si vendi i dytë i Evropës Qendrore ndër vendet më të mira për të jetuar për adhuruesit e natyrës.

Bullgaria

Edhe Raporti: Cilësia e ajrit në Evropë po përmirësohet, por i nxehti ekstrem paraqet rrezik Botë 3 j. më parë Raporti: Cilësia e ajrit në Evropë po përmirësohet, por i nxehti ekstrem paraqet rrezik

Bullgaria fitoi vendin e pestë falë shtigjeve të ecjes dhe mbulesës pyjore.

Suedia, Sllovakia, Spanja, Luksemburgu dhe Italia janë gjithashtu në dhjetëshen e parë.