Çdo vit, agjencia evropiane e statistikave, Eurostat, publikon një raport mbi cilësinë e jetës në vendet evropiane. Ata renditin vendet në bazë të një sondazhi dhe qëllimi i hulumtimit është të kapë tendencat në mirëqenien subjektive të qytetarëve evropianë bazuar në treguesit e kënaqësisë nga jeta në vende të caktuara.
Bazuar në hulumtimet dhe analizat e shumë dimensioneve të cilësisë së jetës, duke përfshirë faktorët ekonomikë dhe socialë, Austria është vendi më i mirë për të jetuar në Evropë. Austria pati rezultat të përgjithshëm prej 7.9 nga 10, që e vendos në vendin e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas Austrisë - Finlanda, Polonia dhe Rumania janë në vendin e dytë me 7.7 pikë.
Brenda mesatares janë edhe Italia, Spanja dhe Franca me notë 7, ndërsa më keq janë Gjermania dhe Bullgaria. Gjermania ka rezultat të cilësisë së jetës prej 6.5, dhe Bullgaria është i vetmi vend i BE-së, rezultati i të cilit ishte nën 6. Bullgaria u vlerësua me 5.6. Nga vendet e rajonit më së miri renditet Sllovenia, e cila ka notën 7.5, ndërsa Kroacia është vlerësuar me 6.8.
Hulumtimi i cilësisë së jetës paraqitet përmes disa kategorive. Janë kushtet materiale të jetesës, kushtet e banimit, punësimi, arsimi, shëndetësia, koha e lirë, marrëdhëniet sociale, siguria, menaxhimi dhe mjedisi. Së bashku, ato përcaktojnë një vlerësim unik të kënaqësisë së përgjithshme të jetës së qytetarëve.
LEXO EDHE: