Kualiteti i ujërave në Evropë është përmirësuar dukshëm në dekadat e fundit dhe sipas një raporti të publikuar këtë javë nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA), pothuajse 85% e ujërave të saj tani listohen si të “shkëlqyeshme”.
Raporti vjetor i “ujërave” ka monitoruar afërsisht 22.000 ujëra të ëmbla dhe të njelmët të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Shqipërinë e Zvicrën për vitin 2021. Britania e Madhe e cila tashmë nuk është pjesë e BE-së, është lënë jashtë raportit për herë të parë, shkruan CNN-i.
Sipas raportit, shteti pa dalje në det – Austria, i njohur për shumë liqene të bukura e po ashtu për ujërat në Alpe, është listuar i pari, me 97.7% të ujërave të saj të shpallura “të shkëlqyera”.
Menjëherë pas Austrisë, për ujëra të pastra renditen katër shtetet mesdhetare, shumë të kërkuara për pushime verore: Malta, Greqia, Kroacia dhe Qipro. Ndërkohë, Danimarka dhe Gjermania janë dy shtete të tjera, ku nëntë nga dhjetë ujëra janë listuar si “të shkëlqyera”.
Portugalia është renditur e dhjeta, me 88.5% të ujërave të shkëlqyera, Italia është renditur e 12-ta me 87.9% dhe Spanja e 13-ta me 87.4% të ujërave të cilësuara si të shkëlqyera.
Edhe
Ky është vendi më i mirë për të jetuar në Evropë
Vlerësimi u bë nga EEA në bashkëpunim me Komisionin Evropian. Autoritetet lokale dhe kombëtare morën mostra uji gjatë sezonit të larjes dhe i analizuan ato për llojet e baktereve që tregojnë ndotje nga ujërat e zeza dhe mbarështimi i blegtorisë.
Ujërat u vlerësuan më pas "të shkëlqyera", "të mira", "të mjaftueshme" ose "të dobëta", sipas standardeve të Bashkimit Evropian.
Noti në ujërat e renditura të dobëta mund të rezultojë në sëmundje - nëse uji gëlltitet, notarët mund të përjetojnë dhimbje stomaku ose diarre.
Franca kishte gjithsej 99 pika larjeje që u renditën "të dobëta", që do të thotë se ato duhej të mbylleshin gjatë gjithë sezonit të ardhshëm, për të reduktuar ndotjen dhe për të eliminuar rreziqet shëndetësore.
Vendet që janë vlerësuar si “të dobëta” për pesë vjet radhazi duhet të mbyllen përgjithmonë. Kjo ndodhi me 31 pika larjeje në Itali, tetë në Francë dhe dy në Holandë.
Ky rregull është pjesë e Direktivës për Ujërat e Larjes, e cila u miratua në vitin 2006 dhe ka rezultuar në rritjen e vazhdueshme të përqindjes së vendeve të shkëlqyera që atëherë.
Kosova nuk është përfshirë në këtë raport.
Vendet me ujërat më të pastra në Evropë
1. Austria (97.7%)
Edhe
Vendet më të mira evropiane për adhuruesit e natyrës
2. Malta (96.6%)
3. Greqia (95.8%)
4. Kroacia (95.7%)
5. Qipro (93.3%)
6. Danimarka (91.9%)
7. Gjermania (90.4%)
8. Bullgaria (89.8%)
9. Lituania (89.2%)
10. Portugalia (88.5%)
Edhe
Më shumë se gjysma e qyteteve evropiane e kanë ajrin e ndotur
***
26. Shqipëria (68.1%)