Sekretet e një asteroidi të quajtur Bennu, i cili gjendet pothuajse 97 milionë kilometra larg nga Toka, janë zbuluar nga NASA.
NASA ka publikuar rezultatet fillestare të mostrave të asteroidit, të dorëzuara muajin e kaluar nga një anije kozmike.
Anija kozmike Osiris-Rex e NASA-s mblodhi mostrat tre vjet më parë, i mbylli në një kapsulë, dhe ato u sollën në Tokë, muajin e kaluar.
Shkencëtarët parashikuan se mostrat do të përfshinin një sasi të vogël gurësh, por sasia e mostrave tejkalonte ato që u sollën nga Japonia, vite më parë.
Përveç karbonit, mbetjet e asteroidit përmbajnë edhe ujë në formën e mineraleve të argjilës.
Osiris-Rex, anija mëmë, u nis nga Toka në misionin prej 1 miliard dollarësh në vitin 2016.
Edhe
Ekipi i “Artemis II” tani është më afër Hënës sesa Tokës
Ajo arriti në Bennu dy vjet më vonë dhe, duke përdorur vakumin, arriti të mblidhte pjesët e asteroidit në vitin 2020.
Kapsula me gurët e asteroidit arriti në Tokë e padëmtuar, duke i mbajtur kështu mostrat e saj 4.5 miliardë-vjeçare, të pakontaminuara.
Analiza e këtyre mostrave ka shumë rëndësi sepse do t’i ndihmojë shkencëtarët që të kuptojnë më mirë se si u formua Toka dhe jeta në planetin tonë.