Robotët që dinë të gatuajnë, qoftë hamburgerë apo ushqime të tjera të shpejta, janë duke u kërkuar me të madhe kudo nëpër botë. Krejt kjo për shkak se restorantet po mundohen që t’i mbajnë kuzhinat sa më pastër në kohën e pandemisë së koronavirusit.
Dhe prandaj shumica e tyre tanimë kanë zbatuar distancën e detyrueshme mes punëtorëve dhe klientëve. Angazhimi i robotëve në shërbimin e ushqimeve ka qenë trend edhe para pandemisë, por tani wshtw shndërruar nga inovacioni në domosdoshmëri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo është mënyra e vetme si mund tw ofroni shërbime të sigurta për myshterinjtë”, thotë Vipin Xhain, bashkëthemelues dhe shef ekzekutiv i “Blendid”, një kompani kjo e re ushqimore.
Në restorantin e tij klientët mund t’i bëjnë porositë nga një aplikacion në telefonat e tyre dhe ta përmirësojnë porosinë nëse duan ndonjë gjë shtesë.
E nëpunësit e “Blendid” një apo dy herë në ditë i mbushin rezervat ushqimore për kolegët e tyre robotë.
Nisur nga vjeshta, zinxhiri i restoranteve “White Castle” do ta testojë punën e një dore robotike që mund të gatuajë hamburgerë, të skuqë patate dhe të përgatisë ushqime të tjera të shpejta.
E roboti i quajtur Flippy do të jetë ai që do t’i kryejë të gjitha porositë. Flippy aktualisht kushton 30 mijë dollarë, me një kosto mujore shërbimi prej 1 mijë e 500 dollarësh.