Japonia ka popullsinë më të moshuar në botë dhe një gjë e tillë është duke shkaktuar mungesë akute të fuqisë punëtore. Teksa gati një e treta e popullsisë ka më shumë se 65 vjet, gjetja e punëtorëve do të jetë sfidë për këtë shtet.
Gjithnjë e më shumë, kompanitë po synojnë zgjidhje përmes teknologjisë – përfshirë dy prej zinxhirëve më të mëdhenj të shitoreve në këtë shtet, “FamilyMart” dhe “Laëson”.
Këtë javë, “Laëson” e ka angazhuar robotin e parë në një shitore në Tokio. “FamilyMart” kishte përdorë të njëjtit robotë gjatë muajit të kaluar.
Të dy zinxhirët janë duke u mbështetur tek një robot i quajtur “Model-T”, i prodhuar nga kompania kineze, “Telexistence”.
Artikuj të ngjashëm
-
Për herë të parë, Japonia ka më shumë se 100.000 persona mbi 100 vjeç
-
Robotë që pastrojnë, ndihmojnë e kujdesen për ju në pleqëri. A do t’u besonit?
-
Japonia regjistron rekord, afërsisht 100 mijë persona mbi 100 vjeç
-
Kina do të përdorë robotët për t’u kujdesur për pleqtë
-
Një në 10 japonezë tani janë mbi 80 vjeç