Robotë humanoidë janë vendosur në kryqëzimet kryesore në qytetin kinez Hangzhou për të ndihmuar policinë e trafikut dhe për të orientuar këmbësorët gjatë periudhës së festave të majit.
Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se gjithsej 15 robotë janë angazhuar për të mbështetur menaxhimin e qarkullimit në një nga qytetet më të njohura të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në Kinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRobotët janë parë duke drejtuar trafikun, duke ngritur krahët për të sinjalizuar lëvizjen e automjeteve dhe duke ndërvepruar me kalimtarët, raportoi të hënën “Euronews”.
Përveç rolit praktik, pajisjet kanë tërhequr edhe vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve, të cilët janë ndalur për të bërë fotografi dhe video.
Hangzhou njihet si një qendër e rëndësishme e zhvillimit të inteligjencës artificiale dhe është shtëpi e disa kompanive të mëdha të këtij sektori, përfshirë DeepSeek.