Një person në një restorant në veri të Floridës mblodhi stafin prej 10 personave dhe i falënderoi për punën e madhe që po bëjnë, para se t’u lë atyre bakshish prej 10 mijë dollarëve për ta ndarë mes vetëve.
Ngjarja ndodhi të martën mbrëma, ndërsa burri, kishte darkuar me bashkëshorten dhe të birin në “Wahoo Seafood Grill”, raporton “Gainesville Sun”.
Shawn Shepherd, që është pronar i restorantit, i ka thënë gazetës që mori një telefonatë nga punonjësit atë natë, duke e njoftuar për një bakshish të madh që kanë marrë. Atij fillimisht iu duk e dyshimtë.
“Kontrolloni ID dhe emrin në kartelën e tij të bankës”, kishte këshilluar Shepherd punonjësin që e telefonoi.
Por, sistemi i pagesës së restorantit e aprovoi transaksionin. Shepherd thotë se shikoi ditën tjetër për t’u siguruar se paratë ishin ende aty.
“Duke parë punonjësit të merrnin paratë ishte sikur një mëngjes i Krishtlindjes”, thotë Shepherd.
Ai tha se i është shumë falënderues personit bujar pasi që punonjësit e tij kanë qenë besnik ndaj restorantit gjatë pandemisë.
Edhe
Kamerierja amerikane merr 1,000 dollarë bakshish në ditën e Krishtlindjes
Në mesin e atyre që përfituan nga bakshishi i majmë, ishte edhe Ashley Green, që ishte thirrur në punë atë ditë. Ajo së fundi kishte përjetuar kohë të vështirë, pasi vajza e saj ishte e sëmurë.
“Ajo kishte një muaj të vështirë, nuk ishte në gjendje të punonte. Vajza e saj ishte sëmurë në spital. Ka qenë një periudhë stresuese për të”, ka thënë Shepherd.
Kur filloi pandemia, Shepherd ka treguar se mbylli përkohësisht restorantit, dhe humbi afro 30 mijë dollarë në ushqime.
-
Pronari vendos ta ndajë bakshishin e një punëtori në restorant, vërshohet nga komentet negative
-
Klienti anonim lë bakshish 16.000 dollarë në një restorant
-
Një burrë lë bakshish 3.000 $ për një birrë në restorantin që po mbyllej për shkak të COVID-19
-
Ju derdh çaji në prehër, mori 50 milionë dollarë dëmshpërblim