Një burrë ka lënë bakshish 3.000 dollarë për një birrë në një restorant që po mbyllej për shkak të pandemisë me COVID-19.
Burri ishte futur në "Nighttown" të dielën, në Cleveland, kishte porositur një birrë dhe kërkoi faturën e cila erdhi me 7.02 dollarë, ka shkruar në Facebook pronari i restorantit, Brendan Ring.
Ring tha se burri i uroi çdo të mirë dhe i tha ta shpërndante bakshishin me katër punonjësit e tij, shkruan AP-ja të hënën.
Derisa po largohej, Ring shikoi bakshishin dhe pa se kishte lënë 3.000 dollarë.
“U nisa drejt tij, por ai tha se nuk kishte asnjë gabim dhe se do të shiheshim kur ta rihapja restorantin”, tha ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Punonjësit në një restorant në Florida befasohen me një bakshish prej 10 mijë dollarëve
-
Pronari vendos ta ndajë bakshishin e një punëtori në restorant, vërshohet nga komentet negative
-
Klienti anonim lë bakshish 16.000 dollarë në një restorant
-
Kapen disa mesazhe të hedhura në det, turisti vendos të mos i hapë
-
Shkoi të hante hamburger, por fitoi 200.000 dollarë në lotari