Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pronari vendos ta ndajë bakshishin e një punëtori në restorant, vërshohet nga komentet negative

Një restorant amerikan ka marrë një mori komentesh të këqija pasi një klientë i la bakshish një kameriereje që i shërbeu, ndërkaq pronari vendosi t’a ndajë bakshishin me të gjithë punëtorët.

Stumble Inn doli në titujt kryesorë pasi një klient i la 16,000 dollarë (rreth 11,456 £) kamerieres pas një vakti në vlerë prej 37 dollarësh.

Pronari i lokalit New Hampshire i tha një medies lokale se ai dhe stafi i tij ishin mbingarkuar nga bujaria e burrit anonim dhe se paratë do të ndaheshin midis punëtorëve.

Një numër i madh i njerëzve kanë kundërshtuar veprimin, duke insistuar se gruaja që i ka shërbyer duhet ta marrë të gjithë bakshishin.

Shume komentues në Twitter e kanë kundërshtuar vendimin duke e quajtur të padrejtë e duke thënë se kamerierja duhet të vendosë vet se çfarë duhet të bëjë me bakshishin.