Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Publikohet studimi: Pse qentë e tundin bishtin

Katër studiues u bënë bashkë për të shkruar një punim në Biology Letters mbi çështjen se pse qentë e tundin aq shumë bishtin.

Pronarët e kafshëve këtë e cilësojnë si pasqyrë e gjendjes shpirtërore bazuar në shpejtësinë e lëvizjes së bishtit, por për këtë është thënë shumë, ka shkruar Mirror.

Taylor Hersh nga Instituti Max Planck së bashku me disa bashkëautorë i shkruan mbi 100 studime për tundjen e bishtit. Ata kanë ardhur në dy përfundime: njerëzit i duan veprimet ritmike dhe efekti i zbutjes.

Për çështjen e parë thuhet se në histori, njeriu preferoi zbutjen e qenit pasi ai kishte mundësi për lëvizje të bishtit, me ç'rast, kjo lëvizje shkaktonte një lloj kënaqësie për njeriun.

Neuroshkenca njohëse thotë se truri i njeriut i preferon stimuj ritmikë, që shkaktojnë përgjigje të këndshme dhe angazhojnë rrjetet e trurit që janë pjesë e sistemit të shpërblimit, thuhet në studim.

Pra, me ose pa vetëdije, njerëzit i bëjnë qentë të ndihen më rehat kur janë pranë tyre, me ç'rast qentë tundin bishtin në shenjë sigurie.

Edhe Marrëdhënia me qenin më e mirë se me mikun e ngushtë, thotë studimi Kuriozitet Marrëdhënia me qenin më e mirë se me mikun e ngushtë, thotë studimi

Në hipotezën e dytë thuhet se kur njerëzit nisën t'i zbusnin qentë dhe e t'i shtonin për t'i mbajtur si kafshë shtëpiake, tundja e bishtit ishte efekt anësor.

Megjithatë, evoluimi i qenit nga specia e parë thuhet se ka shkaktuar që pos zvogëlimit të trupit dhe ndryshimeve të përgjithshme, të bëjë që ajo pjesë të lëvizë.

Punimi arrin në përfundim se derisa tundja e bishtit të qenit është dukuri e theksuar te kafshët shtëpiake, ajo ende nuk dihet plotësisht në mënyrë shkencore. Por, a do të thotë se kur një qen lëviz bishtin tregon lumturi dhe emocione pozitive, mundet, por jo gjithmonë.